Bardhi më i lumtur se kurrë me të bijën në krahë

Këngëtari Bardhi dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, po shijojnë një periudhë të qetë dhe të lumtur në jetën e tyre familjare. Dyshja u njohën dhe u lidhën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, lidhje që u forcua pas përfundimit të spektaklit dhe që sot është kurorëzuar me lindjen e vajzës së tyre. Pas […]

Nëntor 11, 2025 - 18:30
 0
Bardhi më i lumtur se kurrë me të bijën në krahë

Këngëtari Bardhi dhe partnerja e tij, Sara Gjordeni, po shijojnë një periudhë të qetë dhe të lumtur në jetën e tyre familjare.

Dyshja u njohën dhe u lidhën gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”, lidhje që u forcua pas përfundimit të spektaklit dhe që sot është kurorëzuar me lindjen e vajzës së tyre.

Pas disa muajsh me sfida financiare, të shkaktuara nga ndryshimet në menaxhimin e karrierës së Bardhit, situata duket se është stabilizuar, shkruan “Kosovarja”.