‘Termet’ në Barcelonë, ylli i madh mund të pensionohet pas këtij sezoni

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Leëandoëski, nuk e përjashton më mundësinë e tërheqjes nga futbolli në verën e ardhshme, mes pasigurive që ekzistojnë për të ardhmen e tij. Sulmuesi polak së fundmi deklaroi se ende nuk ka menduar për sezonin e ardhshëm, por se do ta vlerësojë situatën në varësi të mënyrës se si do të […]

Nëntor 11, 2025 - 20:30
 0
‘Termet’ në Barcelonë, ylli i madh mund të pensionohet pas këtij sezoni

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Leëandoëski, nuk e përjashton më mundësinë e tërheqjes nga futbolli në verën e ardhshme, mes pasigurive që ekzistojnë për të ardhmen e tij.

Sulmuesi polak së fundmi deklaroi se ende nuk ka menduar për sezonin e ardhshëm, por se do ta vlerësojë situatën në varësi të mënyrës se si do të ndihet në fund të këtij sezoni.

Gjatë javëve të fundit, pothuajse të gjitha raportet nga Katalonja kanë qenë unanime se Barcelona nuk ka ndërmend t’i ofrojë Leëandoëskit rinovim kontrate pas përfundimit të marrëveshjes aktuale në fund të këtij sezoni. 37-vjeçari tregoi se ende ruan cilësitë e tij me një “hat-trick” në fitoren 4-2 ndaj Celta Vigos të dielën, por duket se klubi katalanas është i përqendruar më shumë në ndërtimin e së ardhmes.

Sipas gazetës Sport, Leëandoëski beson se ende mund t’i japë diçka Barcelonës, dhe se mund të jetë i dobishëm edhe për një sezon tjetër. Edhe pse këtë edicion ai po lufton për një vend titullari, polaku është i gatshëm të pranojë më pak minuta dhe një rol si zëvendësues sezonin e ardhshëm – nëse klubi sjell një sulmues më të ri e më të fortë.

Shumë lojtarë në këtë fazë të karrierës zgjedhin të transferohen në Major League Soccer (SHBA) apo në Arabinë Saudite, ku kërkesat sportive janë më të ulëta dhe pagat më të larta. Megjithatë, pavarësisht interesimeve nga Lindja e Mesme, ky opsion nuk e tërheq Leëandoëskin. Familja e tij është e vendosur në Barcelonë, ku kanë ndërtuar shtëpinë e tyre në Castelldefels, dhe ai nuk dëshiron t’i shkëpusë ata nga jeta që kanë krijuar përveç nëse ka një alternativë shumë serioze.

Prandaj, nëse Barcelona vendos të mos vazhdojë me të, atëherë për herë të parë në karrierën e tij, Leëandoëski mund të shqyrtojë seriozisht pensionimin nga futbolli. Një mundësi tjetër në Evropë do ta tundonte vetëm nëse do t’i jepte shansin të konkurronte në nivel të lartë pa lëvizur familjen. Megjithatë, përmendet se Atletico Madrid mund të jetë një opsion i mundshëm, pasi do t’i përshtatej kërkesave të tij për të mbetur në elitën evropiane.