Interi dhe Milani synojnë transferimin e portierit të Al Nassr
Gara e përjetshme mes dy gjigantëve të Milanos mund të zhvendoset tani edhe në tregun e transferimeve. Siç raporton gazetari Ekrem Konur, portieri i Al Nassr, Bento, po kërkon të largohet nga Arabia Saudite, dhe si Interi ashtu edhe Milani janë në gatishmëri për ta afruar brazilianin. Te Interi, plani është i qartë: klubi po […]


Gara e përjetshme mes dy gjigantëve të Milanos mund të zhvendoset tani edhe në tregun e transferimeve. Siç raporton gazetari Ekrem Konur, portieri i Al Nassr, Bento, po kërkon të largohet nga Arabia Saudite, dhe si Interi ashtu edhe Milani janë në gatishmëri për ta afruar brazilianin.
Te Interi, plani është i qartë: klubi po përgatitet për një epokë pas Yann Sommer. Kontrata e zviceranit skadon në verën e ardhshme dhe drejtuesit zikaltër e shohin Benton si zëvendësuesin ideal.
Një detaj i rëndësishëm është se portieri 26-vjeçar zotëron pasaportë italiane, çka e bën transferimin edhe më të lehtë nga ana burokratike.
Në anën tjetër, Milani po ndjek me vëmendje situatën për shkak të së ardhmes së pasigurt të Mike Maignan, i cili ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës që i skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Për këtë arsye, Bento shihet si një alternativë strategjike në rast se bisedimet me francezin dështojnë.
Interi kishte tentuar të nënshkruante me portierin që verën e kaluar, përpara se ai të transferohej nga Atletico Paranaense te Al Nassr.
Megjithatë, një ofertë e konsiderueshme në afatin e janarit mund ta bindë klubin saudit të lejojë largimin e tij, duke hapur një betejë interesante mes dy rivalëve italianë për firmën e talentit brazilian.