Bllokohet vendkalimi kufitar me “Evzoni” me (Greqi-Maqedoni)
Bujqët grekë për sot kanë paralajmëruar dy bllokada, të cilat do të zgjasin nga 4 orë. Bllokada e parë tanimë ka filluar dhe do të vazhdoj deri në ora 15:00, ndërsa bllokada e dytë, do të filloj në ora 18:00. Pra, bujqët grekë tanimë e kanë bllokuar vendkalimin kufitar “Evzoni” (Greqi-Maqedoni e Veriut) dhe do […]
Bujqët grekë për sot kanë paralajmëruar dy bllokada, të cilat do të zgjasin nga 4 orë. Bllokada e parë tanimë ka filluar dhe do të vazhdoj deri në ora 15:00, ndërsa bllokada e dytë, do të filloj në ora 18:00.
Pra, bujqët grekë tanimë e kanë bllokuar vendkalimin kufitar “Evzoni” (Greqi-Maqedoni e Veriut) dhe do të zgjasë deri në ora 16:00, gjegjësisht deri në ora 15:00 sipas kohës (orës) së Maqedonisë së Veriut, ndërsa për pasdite planifikohet bllokadë nga ora 18:00 sipas orës lokale të Greqisë, njofton korrespondenti i agjencisë së lajmëve MIA.
Për ata që udhëtojnë për në Greqi, vendkalimet kufitare Niki (Mexhitli) dhe Dojran, tani për tani janë të hapur për trafik.