Bojkoti i marketeve/ Filipçe: Përgjegjësi për rritjen e çmimeve duhet të mbaj Qeveria/ Mickoski, VLEN dhe BDI në mbështetje të qytetarëve

Bojkotin e marketeve nga ana e qytetarëve e mbështesin partitë politike. Nga Kroacia në mbështetje të qytetarëve të vendit doli lideri I opozitës Venko Filipçe. Sipas tij, protesta duhet të drejtohet nga qeveria pasi sipas Filipçes ajo është përgjegjëse? “Edhe këtu në Kroaci qytetarët protestojnë për rritje të çmimeve në markiete. Tek ne me të […] The post Bojkoti i marketeve/ Filipçe: Përgjegjësi për rritjen e çmimeve duhet të mbaj Qeveria/ Mickoski, VLEN dhe BDI në mbështetje të qytetarëve appeared first on InfoShqip.com.

Jan 31, 2025 - 17:00
 0  4
Bojkoti i marketeve/ Filipçe: Përgjegjësi për rritjen e çmimeve duhet të mbaj Qeveria/ Mickoski, VLEN dhe BDI në mbështetje të qytetarëve

Bojkotin e marketeve nga ana e qytetarëve e mbështesin partitë politike. Nga Kroacia në mbështetje të qytetarëve të vendit doli lideri I opozitës Venko Filipçe. Sipas tij, protesta duhet të drejtohet nga qeveria pasi sipas Filipçes ajo është përgjegjëse?

“Edhe këtu në Kroaci qytetarët protestojnë për rritje të çmimeve në markiete. Tek ne me të vërtet shqetëson moskokëçarja dhe mosinteresimi i qeverisë të ndërmarrë ndonjë masë. Madje edhe me një cinizëm i mbështesin qytetarët të protestojnë kurse në fakt, protesta e qytetarëve për çmimet e larta dhe për marketet duhet në realitet të drejtohet ka qeveria sepse ajo është përgjegjëse për formimin e çmimeve, është përgjegjëse që të kujdeset për qytetarët që të mos përjetojnë këto rritje të çmimeve, veçanërisht në situatën kur nuk dëgjohen kërkesat e tyre për rritjen e pagave”, tha Venko Filipçe, kryetar i LSDM-së.

Në mbështetje të qytetarëve për bojkotimin e marketeve dolën edhe nga koalicioni VLEN. Sipas partisë në pushtet, përmes përmes bojkotit duhet të alarmohen profiterët në kurriz të popullit se nuk munden të vendosin çmime jashtë çdo logjike ekonomike.

“Ne kuptojmë peshën dhe përgjegjësinë tonë si koalicion VLEN që jemi pjesë e pushtetit dhe kemi përgjegjësi institucionale… Në këtë drejtim koalicion VLEN udhëheq edhe me Ministrinë e Ekonomisë dhe Punës, e nuk kemi qëndruar duarkryq sikurse pushteti kaluar. Por, kemi miratuar masa për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve duke ngrirë marzhin e produkteve ushqimore bazë në mënyrë që të mos çojë në rritje enorme të çmimeve ku nuk ka bazë për atë dhe në këtë drejtim mirëpresim inicativat e tilla dhe qytetarët me aktivitete të tilla” – thonë nga VLEN.

Kurse nga partia opozitare BDI, kërkuan dorëheqjen e ministrit të Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi dhe marrjen e masave urgjente për ndalimin e të rritjes së pabazë të çmimit. Kjo iniciativë u mbështet edhe nga Kryeministri Hristijan Mickoski I cili paralajmëroi shtim të kontrolleve dhe gjoba për tregtarët që shkelin ligjin dhe masat për mbrojtjen e standardit jetësor. /tvklan.mk

The post Bojkoti i marketeve/ Filipçe: Përgjegjësi për rritjen e çmimeve duhet të mbaj Qeveria/ Mickoski, VLEN dhe BDI në mbështetje të qytetarëve appeared first on InfoShqip.com.