“Bomba “e janarit: Reijnders pritet të largohet nga Milani për 70 milionë euro
Tijani Reijnders është lojtari i momentit te Milan-i. Holandezi ka qenë një nga më të mirët e skuadrës së Fonseca-s në këtë sezon dhe ishte protagonist në ndeshjen e kampionatit kundër Verona-s, duke shënuar golin që u dhuroi kuqezinjve fitoren 1-0. Holandezi pëlqehet nga dy të mëdhatë e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, por mbi […]
Tijani Reijnders është lojtari i momentit te Milan-i.
Holandezi ka qenë një nga më të mirët e skuadrës së Fonseca-s në këtë sezon dhe ishte protagonist në ndeshjen e kampionatit kundër Verona-s, duke shënuar golin që u dhuroi kuqezinjve fitoren 1-0.
Holandezi pëlqehet nga dy të mëdhatë e Spanjës, Real Madrid dhe Barcelona, por mbi të gjitha nga Manchester City në Premier League.
Pep Guardiola dëshiron të dalë nga kriza dhe planifikon të përdorë merkaton e janarit për të gjetur një zëvendësues për fituesin e Topit të Artë, Rodri në mesfushë, me mungesën e spanjollit që ndikon jo pak në lojën e kampionëve anglezë.
Tabloidi ‘Daily Star’ konfirmon interesin e vërtetë të Cityt për Reijnders, i cili është ndjekur disa herë këtë sezon nga vëzhguesit e ‘Citizens’.
Guardiola nuk dëshiron të presë dhe do të jetë gati të hidhet në sulm në javët e ardhshme, me synimin për ta marrë lojtarin në Manchester që në fillim të vitit 2025.
Drejtuesit e Cityt do të ishin të gatshëm të ofronin 70 milionë euro për të bindur Milanin që të privojë veten nga lideri i mesfushës së tyre në janar, përveç pagës shumë më të lartë se rreth 2 milionë neto që holandezi merr tani në Milano.
Megjithatë, “Djalli” aktualisht nuk ka ndërmend të dorëzohet për Reijnders, me frikën e përkeqësimit të situatës me tifozët pas protestave të rënda të kohëve të fundit.