Bomba e verës: Ish-ylli i Juves pritet të transferohet te Milani me kosto zero
Nuk mbaron me Rabiot, Allegri transferon një tjetër yll të Juventusit te Milani. Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme. Sipas Calciomercato, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me mesfushorin e Tottenham, Rodrigo Bentancur. Uruguaianit i skadon kontrata me Spurs në fund […]


Nuk mbaron me Rabiot, Allegri transferon një tjetër yll të Juventusit te Milani.
Milani nuk mendon vetëm për merkaton e janarit dhe kërkimin e një mbrojtësi qendre apo një anësori, por edhe verën e ardhshme.
Sipas Calciomercato, kuqezinjtë kanë nisur kontaktet me mesfushorin e Tottenham, Rodrigo Bentancur.
Uruguaianit i skadon kontrata me Spurs në fund të sezonit dhe Milan synon afrimin e tij me parametra zero.
Allegri e ka drejtuar Bentancur gjatë kohës së tij te Juventusi për tre sezone dhe e dëshiron uruguaianin te Milani.
