Borrell: Nëse nuk jeni në tryezën e lojës gjeopolitike, do të jeni në menu

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, bëri thirrje sot për të forcuar unitetin dhe sigurinë e Evropës, duke paralajmëruar se ata që nuk janë në tryezën e lojës gjeopolitike “do të jenë në menu”. “Fakti që SHBA-ja ka zgjedhur një president që do të ketë ide konkrete për

Nëntor 8, 2024 - 16:00
 0  6
Borrell: Nëse nuk jeni në tryezën e lojës gjeopolitike, do të jeni në menu
borrell:-nese-nuk-jeni-ne-tryezen-e-lojes-gjeopolitike,-do-te-jeni-ne-menu

borrell:-nese-nuk-jeni-ne-tryezen-e-lojes-gjeopolitike,-do-te-jeni-ne-menu

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, bëri thirrje sot për të forcuar unitetin dhe sigurinë e Evropës, duke paralajmëruar se ata që nuk janë në tryezën e lojës gjeopolitike “do të jenë në menu”.

“Fakti që SHBA-ja ka zgjedhur një president që do të ketë ide konkrete për skenarët më të rëndësishëm në botë, në Ukrainë, në Lindjen e Mesme dhe në marrëdhëniet me Kinën, kërkon që evropianët të kuptojnë qartë misionin e tyre. Misioni më i rëndësishëm është të ndërtojmë Evropën si forcë, si një entitet sovran, i aftë për të vepruar, duke mos ia lënë askujt tjetër sigurinë tonë, sepse askush tjetër nuk do të kujdeset për sigurinë tonë.

Borrell shtoi se BE-ja duhet të kujdeset për pavarësinë e saj, sigurinë ekonomike dhe marrëdhëniet me Kinën.

“Për të gjitha këto, nevojitet një fjalë dhe më e rëndësishme: unitet për të ndërtuar një Evropë më të fortë”, theksoi Borell.

Në të njëjtën kohë, ai njoftoi se do të vizitojë Ukrainën në ditët në vijim për të parë me autoritetet ukrainase se si BE-ja mund të vazhdojë mbështetjen e saj për atë vend dhe shtoi se BE-ja dëshiron të mbetet një partner i fortë i SHBA-ve, por se duhet të ndërtojë kapacitetet e veta.

“Çfarëdo që të ndodhë në SHBA, ne kemi interesat tona, ne kemi vlerat tona”, tha Borell, duke folur për gazetarët para ditës së dytë të takimit jozyrtar të krerëve të shteteve apo qeverive të BE-së në Budapest.

Ai theksoi se receta e vetme për mbijetesën e Evropës është të jemi më të bashkuar dhe të ndërtojmë një Evropë më të fortë dhe më sovrane, të aftë për të përballuar sfidat në botë, pa ia lënë askujt tjetër sigurinë e saj.

“Ne duhet të sigurojmë sigurinë tonë, sigurisht duke llogaritur në NATO, por duke ndërtuar më shumë kapacitete. Është e qartë se evropianët duhet të ndërtojnë sigurinë e tyre,” tha Borell.

Ai shtoi se kjo siguri kërkon më shumë investime në mbrojtje, por edhe në teknologji, për të siguruar pavarësinë dhe sovranitetin e BE-së.

“Nëse nuk jeni në tryezën e lojës gjeopolitike, do të jeni në menu. E njëjta gjë mund të thuhet për Ukrainën. Ukraina duhet të jetë në tryezë, jo në menu”, tha ai gjithashtu duke shtuar se BE-ja duhet të vazhdojë të mbështesë sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Receta për të ardhmen e BE-së është uniteti. Unë dua të insistoj në këtë, në mënyrë që ata të përballen me të gjitha sfidat,” tha Borell.