Bozhinovska: Nuk kam pasaportë bullgare, në të kaluarën është marrë për arsye ekonomike
Fatkeqësisht, aktorë të caktuar në Bullgari, të cilët nuk janë të interesuar të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për të kapërcyer pengesat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, në vend të kulturës për dialog, po e keqpërdorin situatën. Ky koment vjen nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja e […]
Fatkeqësisht, aktorë të caktuar në Bullgari, të cilët nuk janë të interesuar të ndërtojnë marrëdhënie të mira fqinjësore mes Maqedonisë dhe Bullgarisë për të kapërcyer pengesat për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian, në vend të kulturës për dialog, po e keqpërdorin situatën. Ky koment vjen nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, ministrja e së cilës Sanja Bozhinovska u gjend sërish në lajme sot pasi agjencia bullgare BGNES publikoi deklaratën me të cilën ajo deklaroi në tetor 2004 se ka vetëdije bullgare dhe origjinë bullgare, transmeton Portalb.mk.
Në deklaratën e dërguar nga Ministria për MIA-n, thuhet se Bozhinovska ka vetëm nënshtetësi maqedonase dhe çeke, dhe se aktualisht nuk ka dokumente të vlefshme bullgare – pasaportë dhe letërnjoftim.
“Shtetësia që ajo posedonte në të kaluarën është marrë për arsye ekonomike, siç e kanë bërë shumë qytetarë të Maqedonisë, dhe jo siç duan ta shtrembërojnë disa aktorë të vërtetën se është për arsye kombëtare”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Energjetikës dërguar MIA-së.
Nga aty shtojnë se Bozhinovska ka kërkuar lirimin nga shtetësia bullgare më 14 shtator të vitit të kaluar.
Sot në mëngjes agjencia bullgare BGNES publikoi një dokument nga deklarata me të cilën ministrja aktuale e Energjetikës Sanja Bozhinovska më 21 tetor 2004 deklaron se ka vetëdije bullgare.
“Deklaroj se kam vetëdije kombëtare bullgare dhe jam me origjinë bullgare ashtu si babai im Pero Bozhinovski, i lindur në Kumanovë dhe nëna ime Violeta Bozhinovska, lindur në Shkup të Maqedonisë, të cilët janë bullgarë. Për deklaratat e pavërteta jam në dijeni të përgjegjësisë nga neni 313 paragrafi 3 i Kodit Penal dhe pasojat e nenit 22 të Ligjit për shtetësinë bullgare”, thuhet në deklaratën në të cilën Sanja Bozinovska deklaron se ka vetëdije bullgare.
Duke iu përgjigjur pyetjeve parlamentare në Kuvend, kryeministri Hristijan Mickoski sot i doli në mbrojtje të Bozhinovskës, pasi deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski e pyeti nëse ajo do të mbajë përgjegjësi për rastin e shtetësisë së saj bullgare.
Në përgjigje, Mickoski tha “Ju garantoj dhe ju nënshkruaj se Sanja Bozhinovska është maqedonase shumë më e madhe se të gjithë ju bashkë, shkruajeni këtë”.