Mucunski, në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”

Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”, kushtuar projekteve për përmirësimin e integrimit të romëve në shoqëri, me theks në strehim, kulturë dhe arsim. “Është një nder i veçantë për mua që sot të marr pjesë në këtë […]

Nëntor 21, 2024 - 21:00
 0  6
Mucunski, në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”

Ministri për Punë të Jashtme dhe Tregti të Jashtme, Timço Mucunski sot mori pjesë dhe mbajti fjalim në konferencën donatore qeveritare “Romët dhe miqtë”, kushtuar projekteve për përmirësimin e integrimit të romëve në shoqëri, me theks në strehim, kulturë dhe arsim.

“Është një nder i veçantë për mua që sot të marr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, qëllimi i të cilit është të mbështesë përfshirjen më të madhe të romëve në shoqërinë tonë. Si shoqëri demokratike multietnike, Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar për promovimin e përfshirjes dhe barazisë, me theks në mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët tanë”, theksoi ministri Mucunski në fjalimin e tij, kumtuan sot nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme.

Ai ka potencuar rëndësinë e Strategjisë kombëtare për përfshirjen e romëve 2022-2030 e cila adreson fushat kyçe si arsimi, punësimi, strehimi, kujdesi social dhe shëndetësor. Theksoi se Qeveria do të vazhdojë përpjekjet e saj për arritjen e kohezionit social dhe zhvillimit të barabartë dhe do t’i qëndrojë me vendosmëri premtimit “askush nuk do të mbetet prapa”, në përputhje me Agjendën 2030 të Kombeve të Bashkuara.

Në fjalimin e tij, ministri Mucunski përkujtoi se vendi ynë është lider në rajon në promovimin e të drejtave të romëve, me një kontribut afatgjatë në zbatimin e Dekadës së romëve.

“Prandaj, apeloj që shoqëria jonë të vazhdojë të ndërtohet mbi parimet e inkluizivitetit dhe barazisë, duke krijuar kushte për integrim të plotë social dhe fuqizim ekonomik të komunitetit romë”, nënvizoi ministri Mucunski.