“Kritika e Mendjes Politike” e diplomatit Zllatko Kramariç u promovua në Shkup

“Kritika e mendjes politike” nga autori kroat Zllatko Kramariç është libri i cili u promovua sot në Shkup. Libër për të cilin vetë shkrimtari tha se flet për problematikat politike të Ballkanit. Ai sqaroi se në libër ka theksuar raportet e këqija në mes periudhës fashiste dhe asaj komuniste. ZLLATKO KRAMARIÇ, AUTOR I LIBRIT “Në […]

Nëntor 21, 2024 - 21:00
 0  6
“Kritika e Mendjes Politike” e diplomatit Zllatko Kramariç u promovua në Shkup

“Kritika e mendjes politike” nga autori kroat Zllatko Kramariç është libri i cili u promovua sot në Shkup. Libër për të cilin vetë shkrimtari tha se flet për problematikat politike të Ballkanit. Ai sqaroi se në libër ka theksuar raportet e këqija në mes periudhës fashiste dhe asaj komuniste.

ZLLATKO KRAMARIÇ, AUTOR I LIBRIT

Në libër I kam analizuar raportet e këqija ndërmjet fashizmit dhe komunizmit. Qëllimi im ishte hulumtimi I këtyre dinamikave dhe se si ndikojnë në plotikat tona të tanishme. Ky libër ofron analizë kritike të Kroacisë por edhe më gjërësisht në mënyrë politike duke u përpjekur të zbërthejë disa shtrirje historike dhe të tregoj se si shoqeëritë tona nuk janë liruar nga mentaliteti fashist dhe komunist”.

Publicisti Kim Mehmeti duke iu referuar këtij libri tha se ky libër duhet të lexohet nga politikanët dhe nga gjithë ata që duan të kuptojnë se si dhe pse u shkatërrua Jugosllavia. AAi tha se ky libër është shumë I thellë dhe shumë domethënës.

KIM MEHMETI SHKRIMTAR

Ky libër gjithsesi duhet lexuar për ata që duan të dinë se si u shkatërrua Jugosllavia dhe çfarë ndodhi me atë Jugosllavi, atë boshtin e shkatërrimit të saj apo si u shemb një ëndër e bukur për Jugonostalgjikët dhe ëndër e mbrapsht për ne që nuk e donim atë Jugosllavi sespe ka një të vërtet, Jugosllavia e tillë siç ishte nuk ishte ëndër e keqe për të gjithë por ishte ëndër e keqe për ata si ne shqiptarët dhe për disa etni tjera të cilët me të vërtetë në atë Jugosllavi nuk mund ta realizonin ëndrën e vet etnike. Jugosllavia nuk ishte ëndër e keqe për sërbët sepse ishte realizim i ëndrës së tyre që të jetojnë në një shtet të përbashkët dhe normalisht kur erdhi puna që të rënëohet ëndëra e tyre ata nuk mund ta kuptonin se si tjerët nuk ëndërojnë si ata”.

Autori i librit Kramariç tha se një nga temat në të cilën është fokusuar është edhe “Sfidat e demokracisë në vendet post komuniste”.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/