Braçe e cilëson si “ fashist i vogël i Berishës”, Lapaj: Je përgjegjës po i ndodhi gjë familjes time

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka akuzuar kryetarin e ‘Shqipëria Bëhet’ për shantazh dhe kërcënime. Përmes një postimi në Instagram, Braçe duke e cilësuar Lapajn si ‘fshisti i vogël i Sali Berishës’, i bën thirrje atij të mos gënjejë dhë shantazhojë aktivistët e Partisë Socialiste. Braçe hedh poshtë gjithashtu akuzat e opozitës ndaj mazhorancës […]

dhjetor 7, 2024 - 14:00
 0  9
Braçe e cilëson si “ fashist i vogël i Berishës”, Lapaj: Je përgjegjës po i ndodhi gjë familjes time

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka akuzuar kryetarin e ‘Shqipëria Bëhet’ për shantazh dhe kërcënime.

Përmes një postimi në Instagram, Braçe duke e cilësuar Lapajn si ‘fshisti i vogël i Sali Berishës’, i bën thirrje atij të mos gënjejë dhë shantazhojë aktivistët e Partisë Socialiste.

Braçe hedh poshtë gjithashtu akuzat e opozitës ndaj mazhorancës për blerje votash, duke thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

“ME DEGJO MUA TANI TI FASHISTI I VOGEL I SALIH BERISHES; FATJON LENA NUK ESHTE ZEVENDESMINSTER; Nuk ka qene kurre zevendeminister e as do qe te jete! Lista e zevendesministrave eshte publike, eshte ne faqe te qeverise, faqe te cdo ministrie; TI GENJEN! FATJON LENA ESHTE 34 VJEC DHE NUK KA FIRMOSUR KURRE NE NJE BORDERO SHTETI-ADMINISTRATE, NE NIVEL QENDROR E VENDOR; Eshte nder shume socialiste te drejte e te ndershem qe nuk kane perfituar “pune shteti” nga pushtetet e PARTISE SOCIALISTE! Borderote e shtetit jane publike por nuk presin ti verifikosh ti, perkundrazi jane aty per te deshmuar qe ti je nje GENJSHTAR qe as skuqesh e as zverdhes kur genjen cdo dite. FATJON LENA ESHTE SOCIALIST, PUNETOR PARTIE, VULLNETAR DHE BEN NJE SUPER PUNE CDO DITE ME NJEREZIT E DIVJAKES; Jo per te blere vota sepse kurre nuk ka ndodhur ne kete territor qe nje socialis, nga une i pari tek me i fundit te bleje vote me leke; gjeje ti njerin e nxirre te thote ndryshe. NE NUK JEMI AS SALIHU E AS TI-fashisti i vogel i tij! Tani degjo e mbaje vath ne vesh: NDALE SHANTAZHIN E KERCENIMIN NDAJ NJEREZVE QE AS I NJEH E AS TE KANE BORXH; vecanerisht ndaj NJEREZVE TE PARTISE SOCIALISTE! NDALE, NDALU, ti dhe EREKEQI yt me te cilin e me parate e te cilit vjen rrotull ne Divjake! HARROJE TI DHE EREKEQI YT ME VAPOR SE PARATE E NDYRA TE TRAFIQEVE QE JU RRETHOJNE DO TREMBIN QOFTE EDHE NJE SOCIALIST APO DO BLEJNE QOFTE EDHE NJE QYTETAR APO BUJK TE DIVJAKES! HAAAAARROOOOOOJEEEEEEEEEE! nPo bejme pune partie e do vijojme ta bejme drejte e ndershem cep e me cep te kesaj bashkie, me cdokend qe eshte ketu dhe jashte ketij vendi, hapur fare, publikisht! Kush vlereson punen, TE NA VOTOJE! Kush nuk vlereson punen apo quan pune kete punen tende ordinere, le te mos votoje; do i sherbejme po njesoj!”-shkruan Braçe.

Ndërkohë, kryetari i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj, gjithashtu nuk i ka kursyer akuzat ndaj Erion Braçes.

Lapaj përmes një reagimi në Facebook tha se Braçe ka 2 ditë që merret me të, duke e kërcënuar e shantazhuar publikisht.

Ai i bëri thirrje Braçes se nëse i ndodh gjë atij ose familjes së tij, ai do të mbahet përgjëgjës.

Reagimi i Lapajt:

Erion Braçe, deputeti i Parlamentit ka 2 ditë që më kërcënon mua personalisht.

Më kërcënon se po përballem me bandat e vjedhjes së votës dhe detyrimit te administratës për votat e diasporës.

E di gjithë Shqipëria që ju si parti po kërcënoni krejt administratën për listat e votave në diasporë, o Erion! Mos merr flamurin e vjedhjes së votës; o Erion!

Mos e kthe personale, o Erion!

Po kërcënoni njerëzit në administratë, o Erion!

Ka prova pafund o Erion!

Unë ty nuk të kam llogari fare, o Erion!

Kur guxon e bën me mua publikisht imagjino çfarë u bën pas kamerave punonjësve të shtetit, o Erion!

Nga sot, sa kohë me pushtetin që ke më kërcënove publikisht unë dhe krejt familja ime të mbajmë ty përgjegjës për çdo milimetër dëm që më vjen, o Erion.

Rri rehat! Merre qetë se nuk e ke shtetin personal.

Mos përdor pushtetin politik për të më kërcënuar, o Erion! Ke rreth 25 vite deputet, o Erion! Unë jam nga ata që nuk bëj pas, o Erion!

Mos e kthe personale!

Mblidh zagarët që po kërcënojnë administratën!