VIDEO/ “Sa herë e ke provu me mu, ke dështu”, Rama “diss” Bashës me një tjetër këngë të Unikkatil
Ditët e fundit Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë zgjedhur të replikojnë ndaj deklaratave të njëri-tjetrin në një mënyrë “më ritmike”… Pas deklaratave të Bashës më herët teksa i thoshte Ramës ‘ku i ke shokët’, duke i vendosur një këngë të Unikkatil, kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje me një tjetër “diss”, sërish nga repertori […]

Ditët e fundit Lulzim Basha dhe Edi Rama kanë zgjedhur të replikojnë ndaj deklaratave të njëri-tjetrin në një mënyrë “më ritmike”…
Pas deklaratave të Bashës më herët teksa i thoshte Ramës ‘ku i ke shokët’, duke i vendosur një këngë të Unikkatil, kryeministri i është përgjigjur këtë mbrëmje me një tjetër “diss”, sërish nga repertori i këngëtarit të njohur.
Mes të tjerash në vargjet e këngës thuhet: Sa herë e ke provuar, ke dështuar me mua.
“Mirë pra mirë dakord, kërkova këtë Unikkatilin që ke qejf ti, shih çfarë më doli… (dëgjohet në sfond kënga e tij)… e nigjove? Ça thotë ai mo vlla? ‘Pse nuk e kupton që ti s’mun m’u shty me mu, ti ndaç mohoje dost sa herë ke provu me mu, ke dështu’. I madh je! Ku i kam shokët unë ë?
Ore ta thash mos ma qaj hallin mu. PS është oqean, një bie, mijëra ngrihen. S’është kënetë si ajo që ishe ti dhe të përzunë, ndër të bënë, por nuk është as lugë uji si kjo që je zhyt! Ta thash pra, për njerëzit me fat thuhet i lindur me këmishë, po ti ke lindur me këmishë note, me super super fat. Hajde artist se ti je t’u flejt tashi, kur të shohësh nesër këtë, nigjo, mos ma harro nalo içik, kap naj pasagjer demokrat se gjynof, po t’i ha bufi të gjithë”, shprehet Rama në videon e postuar në rrjetet sociale.