Brenda dy ditëve në Shkup digjen 7 automjete! MPB: Digjen katër automjete në Çair dhe tre në Aerodrom

Katër automjete mbrëmë janë djegur në Çair, kurse tre të tjera dje në mëngjes në Aerodrom të Shkupit. Nuk ka të lënduar, kurse zjarret janë shuar nga zjarrfikësit e Shkupit. “Më 12.10.2024, në ora 02.42 në SPB Shkup është denoncuar se në Rr.”Cvetan Dimov” në Shkup është djegur automjeti “Opel Meriva” me targa të Shkupit, […]

tetor 12, 2024 - 21:00
 0  4
Brenda dy ditëve në Shkup digjen 7 automjete! MPB: Digjen katër automjete në Çair dhe tre në Aerodrom

Katër automjete mbrëmë janë djegur në Çair, kurse tre të tjera dje në mëngjes në Aerodrom të Shkupit.

Nuk ka të lënduar, kurse zjarret janë shuar nga zjarrfikësit e Shkupit.

“Më 12.10.2024, në ora 02.42 në SPB Shkup është denoncuar se në Rr.”Cvetan Dimov” në Shkup është djegur automjeti “Opel Meriva” me targa të Shkupit, pronë e N.N nga Shkupi. Zjarri ka kapluar edhe automjetin “Opel” me targa të Shkupit, pronë e E.R nga Shkupi dhe automjetin “Toyota” pronë e një firme private të Shkupit” – thuhet në komunikatën e policisë.

Dje në mëngjes, tre automjete u dogjën në rrgën “Benjamin Maçukovski” në Lagjen Aerodrom. Fillimisht sihte djegur automjeti “Reno Megan” me targa të Shkupit, më pas zjarri kaplon edhe makinat “Pezho” dhe “Mazda” me targa të Shkupit.