Rokas: Vështirë që BE do të pranojë propozim për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese

“Jemi të vetëdijshëm për propozimin e Qeverisë për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, por procesi i zgjerimit është i bazuar në unanimitet, që do të thotë se ka qëndrim të BE-së nga të gjitha 27 vendet-anëtare në këtë pikëpamje. Konsideroj se vështirë se do të pranohet, sepse siç shpjegova ka qëndrim të BE-së nga […]

tetor 12, 2024 - 21:00
 0  5
Rokas: Vështirë që BE do të pranojë propozim për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese

“Jemi të vetëdijshëm për propozimin e Qeverisë për zbatim të shtyrë të ndryshimeve kushtetuese, por procesi i zgjerimit është i bazuar në unanimitet, që do të thotë se ka qëndrim të BE-së nga të gjitha 27 vendet-anëtare në këtë pikëpamje. Konsideroj se vështirë se do të pranohet, sepse siç shpjegova ka qëndrim të BE-së nga 27 anëtaret për këtë çështje”, tha ambasadori i ri evropian Mihalis Rokas, në një intervistë për Agejncionin Informativ të Maqedonisë, e cila është intervista e tij e parë pasi mori detyrën e tij të re në vend muajin e kaluar.

“Më lejoni të them se, siç e dini, zgjerimi është një proces i bazuar në unanimitet, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për këtë propozim të Qeverisë. Mendimi im modest është se vështirë se do të pranohet, siç e shpjegova më herët ka një qëndrim të BE-së të 27 anëtareve në këtë pikëpamje. Do të thotë, kuptohet, me rëndësi thelbësore është të sigurohemi se jemi të vetëdijshëm për këtë kontekst. Vendimi për ndryshime kushtetuese është vendim sovran i Qeverisë dhe është shumë i rëndësishëm, ne kemi shumë respekt për atë si Qeveria dëshiron të vazhdojë më tej dhe zgjidhjet që dëshiron t’i arrijë, por procesi është mjaft i qartë dhe mund të jetë menjëherë dhe mund të bëhet shumë shpejt dhe ajo që mund të përsëris është përkushtimi i plotë për anëtarësimin në BE, ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut”, thekson Rokasi.

Lidhur me propozimin e kryeministrit hungarez Viktor Orban, të ndërmjetësojë në bisedimet mes Shkupit dhe Sofjes, ambasadori evropian Rokas thotë se nuk dëshiron të komentojë deklarata dhe qëndrime të vendeve-anëtare.