Të hënën në Shkup fillon edicioni i gjashtë i Ditëve të edukimit mediatik
Me Konferencën “Politikat e edukimit mediatik në epokën e inteligjencës artificiale”, e cila do të mbahet më 28 tetor në Muzeun e luftës për pavarësi në Shkup, Rrjeti për edukim mediatik hap edicionin e gjashtë të Ditëve të edukimit mediatik 2024, transmeton Portalb.mk. Konferenca fillon në orën 9:00 me ceremoninë e hapjes së Ditëve të […]
Me Konferencën “Politikat e edukimit mediatik në epokën e inteligjencës artificiale”, e cila do të mbahet më 28 tetor në Muzeun e luftës për pavarësi në Shkup, Rrjeti për edukim mediatik hap edicionin e gjashtë të Ditëve të edukimit mediatik 2024, transmeton Portalb.mk.
Konferenca fillon në orën 9:00 me ceremoninë e hapjes së Ditëve të edukimit mediatik.
Me Ditët e edukimit mediatik 2024, të cilat do të mbahen nga data 28 tetor deri më 4 nëntor nën moton: “Vetëdija juaj është filtri më i rëndësishëm”, përmes një sërë ngjarjesh të ndryshme, do të kontribuohet në kremtimin e Javës globale të edukimit mediatik dhe të informacionit të UNESCO-s. Tema e DMP-së, lidhur me Javën Globale, është: “Edukimi mediatik dhe i informacionit për informimin në interes të publikut”.
Ftohen të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, të ndjekin informacionet në Rrjetin e Edukimi mediatik në Facebook, Instagram dhe Youtube, si dhe në ueb-faqet mediumskapismenost.mk dhe avmu.mk.
Agjenda e ngjarjes mund të gjendet në këtë LINK.
Ndryshe, vitin e kaluar Ditët e edukimit mediatik filluan më 24 tetor dhe zgjatën deri më 31 tetor, nën moton “Gisht i shpejtë, lajme të rreme”. Dhjetë panele diskutimesh, debate online, ekspozita, ditë të hapura në media, shkolla studentore dhe sesione publike u organizuan nga anëtarët e Rrjetit.