Brenda dy muajve, nxënësit dhe studentët e RMV-së do të mund të aplikojnë për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumenteve muzikore

Nxënësit nga shkolla fillore dhe e mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 10 janar për të kthimin e mjeteve financiare që janë shfrytëzuar për blerjen e instrumenteve muzikore, transmeton Portalb.mk. “Ministria bën kthimin e një pjese të paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% […]

Nëntor 12, 2024 - 00:00
 0  6
Brenda dy muajve, nxënësit dhe studentët e RMV-së do të mund të aplikojnë për kthimin e mjeteve për blerjen e instrumenteve muzikore
Të rinj rinia Ctrl Z te rinj nga RMV Maqedonia student nxenes BE

Nxënësit nga shkolla fillore dhe e mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë deri më 10 janar për të kthimin e mjeteve financiare që janë shfrytëzuar për blerjen e instrumenteve muzikore, transmeton Portalb.mk.

“Ministria bën kthimin e një pjese të paguar të mjeteve për blerjen e instrumentit muzikor në vlerë prej 75% nga mjetet e paguara, mirëpo jo më shumë se 100.000 denarë për instrument, për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga ana e nxënësve të rregullt të regjistruar në shkollat e mesme shtetërore në të cilën realizohen plane dhe programe për art muzikor”, sqaroi Ministria për Arsim dhe Shkencë.

Këtë mundësi do të mund ta shfrytëzojnë edhe studentët për blerjen e 25 instrumenteve muzikore nga studentët e rregullt në universitetet shtetërore ku ndiqet mësimi nga fusha e muzikës.

Nxënësit dhe studentët që aplikojnë duhet të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa kushtet tjera janë paraqitur në Konkurs.

“Aplikimi bëhet në formë elektronike. Studentët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit duhet të plotësojnë aplikacionin elektronik dhe t`ia bashkangjesin dokumentacionin përkatës në ueb faqen në vazhdim: http://e-uslugi.mon.gov.mk.”, raportoi Ministria, duke sqaruar që konkursi do të jetë i hapur deri më 10 janar të vitit 2025.