Më pak leje ndërtimi, por më shumë investimeve për punë ndërtimore në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të lejeve të ndërtimit, ndërkohë ka pasur më shumë investime, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk. “Gjatë muajit shtator të vitit 2024 janë dhënë 296 leje ndërtimi, që është për 9.2 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të […]

Nëntor 12, 2024 - 00:00
 0  5
Më pak leje ndërtimi, por më shumë investimeve për punë ndërtimore në Maqedoninë e Veriut
Shkupi, analiza ekonomike, ekonomi, shkup, qytetare, qytet, ndertesa, banesa, punetore

Në Maqedoninë e Veriut është regjistruar ulje e numrit të lejeve të ndërtimit, ndërkohë ka pasur më shumë investime, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit shtator të vitit 2024 janë dhënë 296 leje ndërtimi, që është për 9.2 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave, ashtu që gjysma e ndërtimeve janë për ndërtime të larta.

Ndërkohë është regjistruar rritje e vlerës së paraparë të objekteve, duke arritur 7.5 miliard denarë, apo rritje për 12.6 përqind.

“Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 755 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme prej 67 372 m2”, raportoi Enti.