Brestovci: “Pastrimi” ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave, kishte rrezik për shpërthimin e epidemive të ndryshme

Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka thënë për Ekonomia Online se arsyeja e futjes së operatorëve privat në grumbullimin e mbeturinave, është bërë për shkak se Ndërmarrja “Pastrimi” nuk ka pasur mundësi të ofrojë shërbime me të cilat është kontraktuar nga Komuna e Prishtinës. Ai ka thënë se ky proces

Nëntor 20, 2024 - 17:00
 0  6
Brestovci: “Pastrimi” ka dështuar në menaxhimin e mbeturinave, kishte rrezik për shpërthimin e epidemive të ndryshme
brestovci:-“pastrimi”-ka-deshtuar-ne-menaxhimin-e-mbeturinave,-kishte-rrezik-per-shperthimin-e-epidemive-te-ndryshme

brestovci:-“pastrimi”-ka-deshtuar-ne-menaxhimin-e-mbeturinave,-kishte-rrezik-per-shperthimin-e-epidemive-te-ndryshme

Drejtor i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Bekim Brestovci ka thënë për Ekonomia Online se arsyeja e futjes së operatorëve privat në grumbullimin e mbeturinave, është bërë për shkak se Ndërmarrja “Pastrimi” nuk ka pasur mundësi të ofrojë shërbime me të cilat është kontraktuar nga Komuna e Prishtinës.

Ai ka thënë se ky proces është i kryer dhe se nuk ka kthim mbrapa, pas qytetarët janë rrezikuar edhe nga përhapja e ndonjë pandemie. Tutje ai ka thënë se, është vërejtur input pozitiv me futjen e një operatori privat për grumbullimin e mbeturinave.

“Po është një gjendje të cilën e kam gjet kur kam ardhë, që Ndërmarrja ‘Pastrimi’ s’ka qenë përafërsisht në mundësi me ofrua shërbime të cilën e ka pas të kontraktuar nga Komuna e Prishtinës që ka të bëjë me bartjen e mbeturina. Ka qenë siç e dinë qytetarët e Kryeqytetit një gjendje skajshmërish e keqe sa që kemi pas edhe rrezikshmëri prej epidemive të ndryshme, kështu që me ardhjen time ka bërë një veprim sado të vogël por që e ka sjellë përmirësim të dukshëm dhe ka qenë angazhimi i operatorit ekonomik privat të cilin e kemi pas të angazhuar për vitin 2024 dhe duke parë që Ndërmarrja ‘Pastrimi’ nuk është duke shkuar ka përmirësimi i infrastrukturës e cila na kishte dhënë edhe neve siguri por edhe qytetarëve që ata dy janë në gjendje me e kry shërbimin ashtu siç duhet që mbeturinat pastaj t’i kemi kontejnerë të cilët ne i kemi siguruar, por në kohë që pastaj të bartën deri në deponi nga ‘Pastrimi’”, ka thënë Brestovci.

Brestovci ka thënë se nga viti i ardhshëm, pesë kompani do të angazhohen për pastrimin e mbeturinave në Kryeqytet dhe se kontrata është trevjeçare komplet Kryeqytetin. Të njëjtit do të ndahen në pesë zona, përfshirë edhe një për vendet rurale.

“Kështu që vendimi ka qenë që prej vitit 2025 me një kontratë trevjeçare komplet Kryeqytetin ta ndajmë në pesë zona, shto kësaj edhe një zonë për fshatrat dhe do të jenë gjithsej gjashtë kompani të cilat do të jenë të angazhuar me një projekt trevjeçar për bartjen e mbeturinave. Arsyeja pse e kemi bërë kështu këtë ndarjen në pesë zona vetëm të Kryeqytetit, është që duam të fusim më shumë konkurrencë sepse kur ka më shumë konkurrencë, ka më shumë kualitet por njëkohësisht se duam ta shkurtojmë afatin e operimit sepse tani kemi një thuajse se një qarkullim tërëditor të veturave të cilat bëjnë bartjen e mbeturinave e kjo pastaj po shkakton edhe tollovi të panevojshëm në komunikacion të cilin po ashtu e kemi të dendur”, u shpreh Brestovci, teksa ka treguar edhe për orarin e mbledhjes së mbeturinave në Prishtinë. E gjithë kjo për një qëllim, ikjes së tollovisë së krijuar në kohën sa kamionët janë duke mbledhur mbeturinat.

“Kështu që synimi ynë është që kur t’i angazhojmë këto pesë kompani, natyrisht që zonat do të jenë më të vogla sepse bëhet fjalë për pesë zona në Kryeqytet dhe shërbimi do të kryhet në afat kohor prej orës 3 të mëngjesit deri në ora 6:30 e mëngjesit, kështu që kur të fillojë qarkullimi më i dendur në komunikacion në ora 7, atëherë do të jenë kamionët jashtë territorit, pra në deponitë e tyre dhe jo në qarkullim”, deklaroi Brestovci.Krahas largimit të mbeturinave, Brestovci ka thënë se kompanitë që do të shpërblehen do të kenë edhe mekanizëm të sofistikuar dhe kamionë me Euro 6 të cilët garantojnë cilësi të ajrit.“Unë nuk jam kryeshef i Ndërmarrjes ‘Pastrimi’ dhe kjo ndërmarrje për mua është një partner kontraktual i cili as për së afërmi nuk ka arrit me e realizua kontratën për të cilën është paguar me taksat e qytetarit dhe ne tashmë ne po flasim për një shumë të cilën edhe ashtu e kemi paguar deri më tani sepse ne kur po flasim për 18 milionë, ky buxhet është i paraparë për tri vite edhe deri më tani një buxhet të tillë ka qenë i dedikuar për Ndërmarrjen ‘Pastrimi’, duke e paguar 420 mijë euro në muaj vetëm për grumbullimin e mbetjeve të amvisërisë”.“… pastaj kanë qenë kontrata të veçanta për të gjitha bizneset, për shkollat, për çerdhet dhe për institucionet tjera, dhe ‘Pastrimi’ në një periudhë trevjeçare ka pas këto të hyra prej 18 milionëve, do të thotë se ne nuk po e rrisim buxhetin por po operojmë me të njëjtin buxhet. Atë çka po e bëjmë ne është që po e fusim tani paranë në shfrytëzim për së mbari dhe kompanitë të cilët shpërblehen me tenderë e kanë për obligim që ta kenë një mekanizëm të sofistikuar, kemi paraparë kamionë me Euro 6 sepse duam që Kryeqyteti që përveç shërbimin e mirë në grumbullim të mbeturinave, t’i garantojmë edhe një cilësi të ajrit”, u shpreh Brestovci.