Brukseli ia përmend Shkupit zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit
Komisioni Evropian insiston në zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut. Ky institucion e ka përcjellë qëndrimin The post Brukseli ia përmend Shkupit zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Komisioni Evropian insiston në zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Ohrit, e cila i dha fund konfliktit të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut. Ky institucion e ka përcjellë qëndrimin e tij përmes zëdhënësit Guillaume Mercier, gjatë konferencës së mesditës së Komisionit Evropian.
Mercier ka reaguar ndaj pyetjejes lidhur me akuzat që partitë opozitare shqiptare kanë ngritur ndaj qeverisë së Maqedonisë së Veriut. Sipas këtyre partive, qeveria ka cenuar Marrëveshjen e Ohrit gjatë nëntë muajve të fundit, duke kufizuar përfaqësimin e shqiptarëve në institucionet dhe organet kyçe të vendit, si dhe duke hequr gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.
“Ne po ndjekim nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut. Vazhdimi i zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2001 mbetet një element thelbësor për demokracinë dhe stabilitetin e vendit, dhe kjo kërkon përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara,” është shprehur Guillaume Mercier, zëdhënësi i komisioneres për zgjerimin, Marta Kos.
Një tjetër shqetësim i Komisionit Evropian mbeten ndryshimet kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, të cilat po pengojnë përparimin e vendit në rrugën e integrimit evropian. Autoritetet e Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë përmbushur kushtin e përfshirë në kornizën negociuese për integrimin në Bashkimin Evropian, të njohur si “propozimi francez”. Ky kusht lidhet me plotësimin e kërkesës së Bullgarisë për të përfshirë minoritetin bullgar në preambulën e Kushtetutës së vendit.
Komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar para Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian se shpreson që autoritetet e Maqedonisë së Veriut do ta përmbushin këtë angazhim, në mënyrë që vendi të vijojë me hapjen konkrete të negociatave të anëtarësimit.
The post Brukseli ia përmend Shkupit zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .