Ahmeti: Të drejtat i fituam me gjak, gjaku as nuk thahet e as nuk lahet!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit. Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj faktorit shqiptar duke thënë “Faqja e zezë u qoftë, The post Ahmeti: Të drejtat i fituam me gjak, gjaku as nuk thahet e as nuk lahet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 28, 2025 - 04:00
 0  6
Ahmeti: Të drejtat i fituam me gjak, gjaku as nuk thahet e as nuk lahet!

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit. Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj faktorit shqiptar duke thënë “Faqja e zezë u qoftë, kanë dëmtuar gjithandej”.

Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj koalicionit VLEN në qeveri, duke thënë se kanë dëmtuar shumëçka.

Ahmeti tha se rruga përpara është e vështirë përshkak të rrethanave politike në të cilat ndodhet vendi,

“Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafine, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim”, tha Ahmeti.

FJalimi integral i Ali Ahmetit:

Sonte në Shkupin e Vjetër, në mbledhjen me popullin, të organizuar nga Dega e BDI-së në Çair, pa dyshim, dëshmuam edhe një herë se populli ynë beson dhe mbështet kauzën tonë. Sallën e mbushën shumë qytetarë dhe jashtë saj, shumë të tjerë, duke treguar besimin që kanë në çdo hap që ne kemi bërë dhe do të bëjmë.

Faleminderit nga zemra çdo qytetari të pranishëm, veçanërisht atyre që ishin jashtë sallës, që edhe pse nuk ishin brenda, treguan se janë gjithmonë pranë nesh dhe kauzës sonë. Pjesëmarrja e tyre është dëshmi e fuqishme e besimit të patundur në BDI dhe në aspiratat tona.

Shqetësimet që ata shprehën janë alarmante, sidomos largimi i shqiptarëve nga puna dhe presionet e ndryshme në vendet e punës, që po dëshmojnë gjendjen e vështirë të shqiptarëve në institucione të ndryshme.

Ne, pa asnjë hezitim, do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e arritura, gjuhën shqipe dhe do të luftojmë kundër çdo përpjekjeje për ta minuar Marrëveshjen e Ohrit. Të drejtat i fituam me gjak dhe, siç e dimë, gjaku as nuk thahet e as nuk lahet.

BDI nuk ka humbur, por kanë humbur shqiptarët. BDI nuk ka humbur, por kanë humbur proceset. Sa më shumë që BDI po forcohet, aq më shumë po çelikoset.

Ata fituan me një fushatë antishqiptare, duke trilluar dhe duke përhapur idenë e bdizimit dhe shqiptarizimit të Maqedonisë, por gabuan rëndë.

Ne, të bashkuar dhe të vendosur, do ta dëshmojmë përpara çdo faktori politik se të arriturat tona, të fituara me gjak dhe sakrificë, nuk i lëmë askujt të i zhbëjë!

Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafine, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim.

The post Ahmeti: Të drejtat i fituam me gjak, gjaku as nuk thahet e as nuk lahet! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .