Bunjaku-Rexhepi: Asnjë parti nuk ka abuzuar më shumë me minatorët sesa Vetëvendosja
Anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka folur për Front Online lidhur me gjendjen aktuale në ndërmarrjen “Trepça”. Ajo ka kritikuar Qeverinë “Kurti” duke thënë se asnjë parti si VV-ja nuk ka abuzuar më shumë me minatorët. ‘Kjo sjellje e Qeverisë është e papranueshme për gjendjen e minatorëve, nuk ka parti […]
Anëtarja e Komisionit për Ekonomi, Ndërmarrësi e Tregti, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka folur për Front Online lidhur me gjendjen aktuale në ndërmarrjen “Trepça”.
Ajo ka kritikuar Qeverinë “Kurti” duke thënë se asnjë parti si VV-ja nuk ka abuzuar më shumë me minatorët.
‘Kjo sjellje e Qeverisë është e papranueshme për gjendjen e minatorëve, nuk ka parti politike që ka abuzuar më shumë me punëtorët dhe Trepçën. VV pasi erdhi në pushtet ka më shumë se kurrë grevë prej minatorëve”.
Nga premtimi se përmes ndërmarrjes do të bashkohet Mitrovica në grevë të minatorëve, thotë deputetja.
Bunjaku-Rexhepi tha se pushteti po abuzon me punëtorët e “Trepçës”
“Premtimi nga zhvillimi i Trepçës për bashkimin e Mitrovicës përmes ndërmarrjes, tani po ndodhë e kundërta, çdo muaj po shkojnë në greva. Po keqpërdorët, ka korrupsion, i ka lënë pa paga e pa investime. Po abuzohet me punëtorët e Trepçës”, u shpreh ajo.