Buxhetet zgjedhore lokale të Tetovës, Strugës, Çairit, Sarajit: rrogat, kontributet dhe objektet e ndërtimit (Infografik)
Edhe më tej nga buxhetet komunale më së shumti para shpenzohen për rroga dhe kontribute sociale. Nga ana e të ardhurave, transferimet shtetërore janë burimi më i “pasur” i financimit, e në disa komuna ka nivel të lartë të arkëtimit të “tatimeve për shërbime specifike”. Në vazhdimin e dytë, “Portalb”-i i analizon buxhetet lokale të Strugës, […]
Edhe më tej nga buxhetet komunale më së shumti para shpenzohen për rroga dhe kontribute sociale. Nga ana e të ardhurave, transferimet shtetërore janë burimi më i “pasur” i financimit, e në disa komuna ka nivel të lartë të arkëtimit të “tatimeve për shërbime specifike”.
Në vazhdimin e dytë, “Portalb”-i i analizon buxhetet lokale të Strugës, Tetovës, Çairit, Sarajit dhe qytetit të Shkupit.
Të ardhurat dhe shpenzimet në periudhën parazgjedhore
Komuna e Strugës në tre muajt e parë zgjedhor të vitit, në bazë të tatimit mbi të ardhurat, ka mbledhur pothuajse 27% të mjeteve të planifikuara për të gjithë vitin, ndërsa tatimi në pronë është realizuar në masën 19,3%. Pas transferimeve shtetërore, zëri më i lartë i të ardhurave është “tatimet për shërbime specifike” në vlerë prej 1 milionë euro. Për pagesën e rrogave për tre muaj janë shpenzuar 2,4 milionë euro dhe 960.000 euro të tjera për kontribute. Një zë me kosto më të lartë është “objektet e tjera ndërtimore” me një shumë prej 609.000 euro. Në bazë të “shërbimeve kontraktuale” në tre muajt e parë janë paguar 102.200 euro. Në tremujorin e parë realizimi i të ardhurave është 24,5%, kurse i shpenzimeve 23,9%.
Mbledhja e tatimit mbi të ardhurat në Komunën e Tetovës është 53,6%, ndërsa e tatimit në pronë është 31,2% në raport me planin vjetor. Edhe në këtë komunë zëri dominues i të ardhurave është “transferimet shtetërore”, i pasuar nga tatimi në pronë. Në anën e shpenzimeve buxhetore, shuma më e lartë prej 3,8 milionë euro është shpenzuar për rroga bazë dhe 1,5 milionë të tjera për kontributet sociale. Secili nga zërat “shërbime kontraktuale” dhe “punësime të përkohshme” buxhetit komunal i kanë kushtuar 318.000 euro. Të ardhurat e kësaj komune në tre muajt e parë janë realizuar me një përqindje prej 22,9%, kurse shpenzimet kanë realizim prej 21,4%.
Komuna e Çairit, në tre muajt e parë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, ka pasur mbledhje 0% të tatimit mbi të ardhurat, ndërsa realizimi i tatimit në pronë ishte 16.7%. Pothuajse 245 mijë euro janë derdhur në arkën e komunës nga mbledhja e “tatimeve për shërbime specifike”, që është shuma e dytë më e madhe pas “transferime shtetërore”. Në tre muajt e parë, për pagesën e rrogave janë shpenzuar 1,9 milionë euro dhe afro 757.000 euro për kontributet sociale. “Shërbimet kontraktuale” në tremujorin e parë të vitit kësaj komune i kanë kushtuar 250.500 euro. Në tremujorin e parë, të ardhurat e Komunës së Çairit janë realizuar me një përqindje prej 20,4%, kurse shpenzimet kanë realizim prej 20,1%.
Komuna e Sarajit në tremujorin e parë ka arkëtuar 32,6% të planit vjetor në bazë të tatimit mbi të ardhurat, kurse nga tatimi në pronë janë mbledhur 18.3%. Mbledhja e “tatimeve për shërbime specifike” në raport me planin për të gjithë vitin, është 13,2%. Nga buxheti komunal në tre muajt e parë janë shpenzuar gati 1,1 milionë euro për pagesën e rrogave dhe 424.200 euro të tjera për kontributet sociale. Zëri i dytë më i madh i shpenzimeve në vlerë prej 523.000 euro është “objektet e tjera ndërtimore”. Të ardhurat buxhetore të e Komunës së Sarajit janë realizuar me një përqindje prej 21,6%, kurse shpenzimet kanë realizim prej 20,6%.
Qyteti i Shkupit
Të hyrat dhe shpenzimet e Qytetit të Shkupit për këtë vit janë parashikuar në vlerë prej 130 milionë euro. Në tre muajt e parë muaj realizimi i të ardhurave është 19,9%, kurse i shpenzimeve 17,0%. Sikurse te komunat, ashtu edhe në arkën e Qytetit të Shkupi, shuma më e madhe prej 10,2 milionë eurosh është derdhur në bazë të “transferimeve nga nivelet e tjera të pushtetit”. Tatimi mbi të ardhurat është realizuar në masën 33,5%, kurse tatimi në pronë në masën 13,9%.
Nga mbledhja e “taksave dhe kompensimeve” janë mbledhur 816.600 euro.
Në anën e shpenzimeve, për pagesën e rrogave bazë janë shpenzuar 5,9 milionë euro, kurse për kontribute sociale 2,3 milionë euro. Zëri i dytë më i madh shpenzues është “subvencionet për ndërmarrjet publike”, për të cilat në një periudhë tre mujore janë shpenzuar 3,5 milionë euro. Në bazë të “objekteve të tjera ndërtimore” janë paguar afro 2,4 milion euro. Për pagesën e “shërbimeve kontraktuale” janë shpenzuar 1,2 milionë euro.
“Portalb”-i tashmë i ka publikuar bilancet buxhetore tremujore të komunave të Haraçinës, Gostivarit, Dibrës dhe Kërçovës.
ANALIZË: “Buxhetet zgjedhore lokale”, të ardhurat dhe shpenzimet e komunave (Infografik)