Cakolli: S’janë numëruar 100% e votave, janë procesuar disa vendvotime të mbetura- procesi i verifikimit po vazhdon

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se nuk janë numëruar 100 për qind e votave nga KQZ. Ai ka thënë se janë procesuar disa vendvotime të mbetura nga rezultatet preliminare në ditën pas zgjedhjeve, mirëpo procesi i verifikimit po vazhdon. “Nuk janë numëruar 100% të votave nga KQZ-ja! Thjesht, janë procesuar disa vendvotime

shkurt 20, 2025 - 14:00
 0  4
Cakolli: S’janë numëruar 100% e votave, janë procesuar disa vendvotime të mbetura- procesi i verifikimit po vazhdon
cakolli:-s’jane-numeruar-100%-e-votave,-jane-procesuar-disa-vendvotime-te-mbetura-procesi-i-verifikimit-po-vazhdon

cakolli:-s’jane-numeruar-100%-e-votave,-jane-procesuar-disa-vendvotime-te-mbetura-procesi-i-verifikimit-po-vazhdon

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka thënë se nuk janë numëruar 100 për qind e votave nga KQZ.

Ai ka thënë se janë procesuar disa vendvotime të mbetura nga rezultatet preliminare në ditën pas zgjedhjeve, mirëpo procesi i verifikimit po vazhdon.

“Nuk janë numëruar 100% të votave nga KQZ-ja! Thjesht, janë procesuar disa vendvotime të mbetura nga rezultatet preliminare në ditën pas zgjedhjeve. Procesi i “verifikimit” është ende duke vazhduar.”

Cakolli ka thënë se janë mbi 150 vendvotime në qendra komunale të numërimit për t’u numëruar.

“Nëpër Qendra Komunale të Numërimit ka ende mbi 150 vendvotime për t’u numëruar, 2/3 e së cilave janë në Prishtinë dhe Pejë – që edhe ato do të duhej të përmbylleshin maksimalisht deri në fund të javës.”

Në fund Cakolli ka thënë se KQZ duhet t’i publikojë sa më shpejtë rezultatet nga verifikimet e votave të subjekteve dhe kandidatëve.

“Për t’a rritur transparencën, KQZ-ja do të duhej që sa më shpejtë t’i publikojë online, në kohë reale, rezultatet nga “verifikimet” e votave të subjekteve dhe rezultatet për kandidatë.”