Radoniqi priti në takim ambasadorin italian, folën për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Antonello De Rui. Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, ku deri më tani janë numëruar vendvotimet e 31

shkurt 20, 2025 - 14:00
 0  6
Radoniqi priti në takim ambasadorin italian, folën për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve
radoniqi-priti-ne-takim-ambasadorin-italian,-folen-per-aktivitetet-e-kqz-se-pas-dites-se-zgjedhjeve

radoniqi-priti-ne-takim-ambasadorin-italian,-folen-per-aktivitetet-e-kqz-se-pas-dites-se-zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti në takim ambasadorin Italian në Kosovë, Antonello De Rui.

Në këtë takim, Radoniqi njoftoi ambasadorin për aktivitetet e KQZ-së pas ditës së zgjedhjeve, siç është numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit, ku deri më tani janë numëruar vendvotimet e 31 komunave.

Gjithashtu, Radoniqi e informoi De Ruin edhe për proceset tjera që po kryhen nga KQZ siç është vlerësimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës, respektivisht votimi përmes postës.

Ambasadori italian përgëzoi KQZ-në dhe qytetarët e Kosovës për zgjedhje të rregullta dhe demokratike.