Cardi B jo më beqare, ja kush i rrëmbeu zemrën!

Reperja e njohur Cardi B dhe ylli i NFL, Stefon Diggs, kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, duke u shfaqur për herë të parë si çift në një ndeshje të New York Knicks. Dyshja u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në tribunat VIP, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe momente intime, teksa kamerat e mediave kapën çdo […]

maj 14, 2025 - 18:00
 0  4
Cardi B jo më beqare, ja kush i rrëmbeu zemrën!

Reperja e njohur Cardi B dhe ylli i NFL, Stefon Diggs, kanë konfirmuar publikisht romancën e tyre, duke u shfaqur për herë të parë si çift në një ndeshje të New York Knicks.

Dyshja u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në tribunat VIP, duke shkëmbyer buzëqeshje dhe momente intime, teksa kamerat e mediave kapën çdo detaj të afërsisë së tyre. Fotot kanë pushtuar rrjetet sociale dhe fansat janë të ndarë mes habisë dhe entuziazmit.

Burime pranë çiftit kanë konfirmuar se Cardi B dhe Diggs kanë qenë në kontakt prej muajsh, por kjo ishte dalja e parë zyrtare që i dha fund spekulimeve.

“Ata po e shijojnë kohën së bashku dhe janë shumë të lumtur,” – u shpreh një burim për revistën People.

Romanca e re vjen pas ndarjes së përfolur të Cardi B nga reperi Offset, me të cilin ka dy fëmijë. Ndërkohë, Diggs – i njohur për stilin e tij brenda dhe jashtë fushës – është përmendur shpesh në listën e beqarëve më të kërkuar në sport.