“Votuam për Kroacinë, por vota shkoi për Izraelin”, fansat të shqetësuar teksa publikojnë mesazhet

Mbrëmë (e martë) është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, ku kaluan 10 shtete. E vetmja gjë që vendosi se kush do të kalonte në finale ishin votat e shikuesve. Mediat norvegjeze raportuan mbrëmë se norvegjezët që votuan për Marko Bosnjak (përfaqësuesin e Kroacisë) ose numrin 14, u befasuan në mënyrë të pakëndshme nga mesazhi […]

maj 14, 2025 - 18:00
 0  4
“Votuam për Kroacinë, por vota shkoi për Izraelin”, fansat të shqetësuar teksa publikojnë mesazhet

Mbrëmë (e martë) është mbajtur gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit, ku kaluan 10 shtete.

E vetmja gjë që vendosi se kush do të kalonte në finale ishin votat e shikuesve.

Mediat norvegjeze raportuan mbrëmë se norvegjezët që votuan për Marko Bosnjak (përfaqësuesin e Kroacisë) ose numrin 14, u befasuan në mënyrë të pakëndshme nga mesazhi i kthimit.

Foto: X

“Faleminderit që votuat për Izraelin! Mund të votoni vetëm 20 herë, kështu që nëse ju pëlqeu performanca, votoni përsëri! Shijojeni Eurovision 2025”, thuhej në mesazh.

“Nëse do të kishit dërguar 14 në 26900 të martën në mbrëmje, do të ishit informuar se kishit votuar për Izraelin, jo për Kroacinë. VG ka marrë disa pyetje në lidhje me këtë sonte dhe gjithashtu ka marrë të njëjtin mesazh”, shkruan ata, duke shtuar më pas përgjigjen e EBU-së për këtë gabim.

“Partneri ynë i votimit, Once, ka konfirmuar se është regjistruar një votë e vlefshme në të gjitha vendet pjesëmarrëse në gjysmëfinalen e parë të këtij viti. Disa votues në Norvegji morën një mesazh të pasaktë gjatë votimit, por votat për të gjitha vendet u regjistruan saktë dhe kjo nuk ndikoi në rezultat”, tha EBU për VG.

Konkretisht, Izraeli nuk garoi në gjysmëfinalen e parë, por do të performojë në gjysmëfinalen e dytë të enjten nën numrin 14.