Çerkini për të pagjeturit: Asnjë 30 gusht s’na ka gjetur më keq

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka shprehur pakënaqësitë e tij për punën institucionale ndaj kësaj kategorie dhe familjarëve të tyre. “Përkujtimi i 30 gushtit kurrë nuk na ka gjetur më keq, më pa punë. Mos të harrojmë se në mesin e […]

gusht 28, 2024 - 20:00
 0  6
Çerkini për të pagjeturit: Asnjë 30 gusht s’na ka gjetur më keq
cerkini-per-te-pagjeturit:-asnje-30-gusht-s’na-ka-gjetur-me-keq

cerkini-per-te-pagjeturit:-asnje-30-gusht-s’na-ka-gjetur-me-keq

Kryetari i Qendrës Burimore për Persona të Pagjetur, Bajram Çerkini, në prag të Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka shprehur pakënaqësitë e tij për punën institucionale ndaj kësaj kategorie dhe familjarëve të tyre.

“Përkujtimi i 30 gushtit kurrë nuk na ka gjetur më keq, më pa punë. Mos të harrojmë se në mesin e 1600 personave janë 133 fëmijë ndër 8 vjeç, në çfarë gjendje janë nënat e tyre. A po i konsideron vendori si njerëz?”, ka thënë ai në “Info Plus” të RTK-së.

Çerkini ka pasur kritika edhe për Komisionin Qeveritar për Persona të Pagjetur, me ç’rast ka përmendur mungesën e komunikimit me familjarët dhe mospjesëmarrjen e tyre në takime.

“Ne nuk jemi të kënaqur dhe ky 30 gusht na ka zënë pa asnjë përgatitje për të dalë e të themi diçka. Komisioni qeveritar nuk është i formuar ashtu siç është i paraparë me Kushtetutë e status, me qeverisje e kanë formuar për shkak të familjarëve e jo politikës”, ka thënë Çerkini.