Uglanin: S’duam ta politizojmë procesin, por jemi të gatshëm ta rindërtojmë Xhaminë e Ibrit

Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, ka thënë se ka vullnet nga Kuvendi Komunal e edhe nga kryetari i Komunës, që Xhamia e Ibrit, e djegur më 2 maj të vitit 1999, të rindërtohet. Në një prononcim për Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se megjithatë, kjo çështje i takon Bashkësisë […]

gusht 28, 2024 - 20:00
 0  6
Uglanin: S’duam ta politizojmë procesin, por jemi të gatshëm ta rindërtojmë Xhaminë e Ibrit
uglanin:-s’duam-ta-politizojme-procesin,-por-jemi-te-gatshem-ta-rindertojme-xhamine-e-ibrit

uglanin:-s’duam-ta-politizojme-procesin,-por-jemi-te-gatshem-ta-rindertojme-xhamine-e-ibrit

Nexhat Uglanin, kryesues i Kuvendit Komunal në Mitrovicën Veriore, ka thënë se ka vullnet nga Kuvendi Komunal e edhe nga kryetari i Komunës, që Xhamia e Ibrit, e djegur më 2 maj të vitit 1999, të rindërtohet.

Në një prononcim për Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se megjithatë, kjo çështje i takon Bashkësisë Islame.

Por, thotë se në këtë kohë kur po flitet për hapjen e Urës së Ibrit, nuk mendon se duhet të jetë temë diskutimi edhe xhamia.

“Në këto rrethana ende s’kemi biseduar. Do të bisedojmë në ditët në vijim edhe me përfaqësues të Bashkësinë Islame, sepse është pronë e Bashkësisë Islame. Ne jemi të gatshëm si Kuvend, por edhe kryetari është i gatshëm që në bisedime, sidomos që të shihen rrethanat edhe në aspektin e sigurisë, sepse në këto momente, sidomos që është edhe hapja e urës… Jemi në bisedime, por aty do të veprojë Bashkësia Islame. Nuk po duam as ne si komunë, e as si kuvend, e sigurisht as BI-ja ta politizojmë situatën e rindërtimit të xhamisë. Ajo është nevojë e qytetarëve, sidomos e religjionit mysliman… është i vetmi qytet në këtë regjion, e edhe në Evropë, që nuk e ka një objekt të rëndësishëm për falje dhe për kryerjen e obligimeve fetare”, deklaroi Uglanin.