Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë! Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave
Zgjidhja për sallat kirurgjike mund të diskutohet që në seancën e parë të qeverisë, thotë ministri i shëndetësisë Arben Taravari, duke paralajmëruar instalimin e një sistemi të ri që të mos rrezikohet jeta e pacientëve. “Pres lajmërim, ka ekspertizë nga më shumë institucione, që kanë bërë ekspertizë se pse ka erë dhe gazra tjera që […] The post Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë! Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave appeared first on InfoShqip.com.
Zgjidhja për sallat kirurgjike mund të diskutohet që në seancën e parë të qeverisë, thotë ministri i shëndetësisë Arben Taravari, duke paralajmëruar instalimin e një sistemi të ri që të mos rrezikohet jeta e pacientëve.
“Pres lajmërim, ka ekspertizë nga më shumë institucione, që kanë bërë ekspertizë se pse ka erë dhe gazra tjera që i përdorin në sallat e operacioneve, unë mendoj që do të duhet në seancën e ardhshme të qeverisë, pra në seancën e parë të qeverisë të bisedojmë për këtë, eventualisht të instalohet komplet sistem të ri të mos rrezikojmë me jetën e pacientëve”, tha Arben Taravari.
Ministri i ri i shëndetësisë tashmë ka ndërruar 9 drejtorë të klinikave. Në toksikologji është emëruar profesori Çibishiev, ndërsa në neurologji ish-ministri Mexhiti.
9 klinika të gjithë ndër tjerash edhe toksikologji sot është drejtori i ri, nesër shpresoj që të fillojë profesor Çibishev do të jetë drejtori i ri në toksikologji. Shpresojmë që nesër të emërojmë edhe drejtorin e ri në onkologji sepse për u.d drejtoreshën vendimi ka mbaruar në mes të qershorit. Në neurologji ka drejtor të ri, ish-ministri i shëndetësisë dr.Fatmir Mexhiti”, deklaroi Taravari.
Përveç kësaj ai beson se shumë shpejtë do të propozohet ligji që të mos ketë drejtorë ekonomik në klinika. Pohon se ka mungesë të kuadrit, problematikë së cilës i duhet gjetur zgjidhje.
“Për këtë patjetër të gjejmë zgjidhje, mendoj se propozimi i ish ministrit Fatmir Mexhiti ishte i mirë për 1200 kontratat që kanë punuar në institucionet e kujdesit shëndetësor, zgjidhja të jepet para se gjithash, dhe të planifikohet edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm dhe punësime të reja, normalisht ata do të fillojnë me kontratë në vepër këtë vit. Këto 1200 do të marrin vendim, do të bisedoj edhe me Ministrin e Financave a do të mundet ajo menjëherë të zbatohet”, u shpreh ai.
Për sa u përket specializantëve privatë, Taravari tha se do të gjejnë zgjidhje dhe nëse i punësojnë t’i mbështesin për t’i mbajtur në vend e jo që pas 1 apo 2 viteve të ikin nga shteti.
The post Çështja e sallave kirurgjike në seancë të qeverisë! Taravari emëron 9 drejtorët e rinj të klinikave appeared first on InfoShqip.com.