Vdes një i burgosur në burgun e Idrizovës, plagët ia ka shkaktuar një i burgosur tjetër

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër kundër një personi për veprën penale shkaktim të plagëve. “I dyshuari, i dënuar në burgun e ‘Idrizovës’-Shkup, më 31 maj ka lënduar fizikisht një të burgosur tjetër. Fizikisht e ka sulmuar në burgun me grushte dhe shqelma, ndërsa nga lëndimet e marra i dëmtuari ka humbur jetën […] The post Vdes një i burgosur në burgun e Idrizovës, plagët ia ka shkaktuar një i burgosur tjetër appeared first on InfoShqip.com.

qershor 26, 2024 - 01:00
 0  6
Vdes një i burgosur në burgun e Idrizovës, plagët ia ka shkaktuar një i burgosur tjetër

Prokuroria Themelore Publike e Shkupit ka dhënë urdhër kundër një personi për veprën penale shkaktim të plagëve.

I dyshuari, i dënuar në burgun e ‘Idrizovës’-Shkup, më 31 maj ka lënduar fizikisht një të burgosur tjetër. Fizikisht e ka sulmuar në burgun me grushte dhe shqelma, ndërsa nga lëndimet e marra i dëmtuari ka humbur jetën më 22 qershor. Për shkak se ekzistojnë rrethanat që tregojnë se i dyshuari do ta pengojë procedurën penale me ndikim ndaj dëshmitarëve tjerë nga Prokuroria Themelore e Shkupit ka sjellë propozim për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post Vdes një i burgosur në burgun e Idrizovës, plagët ia ka shkaktuar një i burgosur tjetër appeared first on InfoShqip.com.