Berisha takim me Zv.presidentin e PPE:Mbështetje dhe ndihmë për zgjedhjet e ardhshme

Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në Spanjë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të PPE. Konkretisht, gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane në Valencia, Berisha zhvilloi një takim bilateral me Zv.presidentin e PPE Siegfried Mureșan. Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente […]

Prill 29, 2025 - 19:00
 0  6
Berisha takim me Zv.presidentin e PPE:Mbështetje dhe ndihmë për zgjedhjet e ardhshme

Kreu i PD, Sali Berisha ndodhet në Spanjë, ku ka zhvilluar takime me përfaqësues të PPE. Konkretisht, gjatë Kongresit të Partisë Popullore Europiane në Valencia, Berisha zhvilloi një takim bilateral me Zv.presidentin e PPE Siegfried Mureșan.

Gjatë këtij takimi, u diskutua rëndësia e zgjedhjeve të ardhshme si në Shqipëri ashtu edhe në Rumani, si elemente kyçe për konsolidimin e demokracisë në të dy vendet.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha shtoi se PPE do të ofrojnë ndihmë dhe mbështetje në zgjedhjet e ardhshme.

“Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të PPE-së ndaj Partisë Demokratike, e manifestuar përmes rezolutave të miratuara në favor të saj, të cilat kanë forcuar pozicionin e PD në përballje me sfidat demokratike në Shqipëri. Diskutuam gjithashtu për ndihmën dhe mbështetjen e pritshme që PPE do të ofrojë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar angazhimin e përbashkët për forcimin e vlerave demokratike dhe standardeve zgjedhore në vend.

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe miqësore, duke riafirmuar lidhjet e forta midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Partisë Popullore Europiane”, shkruan Berisha.