AVONET: Mbajtja e pozitës së U.D.-së mbi 12 muaj është kundërligjshme dhe vendimet janë juridikisht të pavlefshme

Shefki Berisha nga rrjeti i OJQ-ve AVONET për Front Online ka ngritur shqetësime serioze lidhur me praktikat e disa institucioneve publike që po lejojnë zyrtarët të mbajnë pozitën e ushtruesit të detyrës (U.D.) përtej afateve të përcaktuara me ligj. Sipas Shefki Berishës nga AVONET, një gjë e tillë është në kundërshtim të hapur me Ligjin

Prill 29, 2025 - 19:00
 0  5
AVONET: Mbajtja e pozitës së U.D.-së mbi 12 muaj është kundërligjshme dhe vendimet janë juridikisht të pavlefshme
avonet:-mbajtja-e-pozites-se-ud.-se-mbi-12-muaj-eshte-kunderligjshme-dhe-vendimet-jane-juridikisht-te-pavlefshme

avonet:-mbajtja-e-pozites-se-ud.-se-mbi-12-muaj-eshte-kunderligjshme-dhe-vendimet-jane-juridikisht-te-pavlefshme


Shefki Berisha nga rrjeti i OJQ-ve AVONET për Front Online ka ngritur shqetësime serioze lidhur me praktikat e disa institucioneve publike që po lejojnë zyrtarët të mbajnë pozitën e ushtruesit të detyrës (U.D.) përtej afateve të përcaktuara me ligj.

Sipas Shefki Berishës nga AVONET, një gjë e tillë është në kundërshtim të hapur me Ligjin për Zyrtarët Publikë.

“Sipas ligjit pozitiv për zyrtarët publik, konkretisht nenit 35 të këtij ligji, zyrtari publik nuk mund të caktohet si ushtruese/i detyre më gjatë se gjashtë (6) muaj. Kur pozita nuk mund të plotësohet brenda afatit gjashtë (6) mujor, ky afat mund të zgjas më së shumti edhe për gjashtë (6) muaj të tjerë,” tha Berisha.

Duke u bazuar në interpretimin e kësaj dispozite ligjore, ai theksoi se çdo tejkalim i këtij afati e bën vendimmarrjen e mëtejshme të pavlefshme në aspektin juridik:

“Një U.D. nuk mund të ushtrojë këtë pozitë më shumë se 12 muaj (1 vit), dhe se nxjerrja e vendimeve sipas paragrafit 5, të nenit 35 të ligjit të aplikueshëm për zyrtarët publik, pas kalimit të afatit të paraparë ligjor 6 muaj + 6 muaj = 12 muaj, është e kundërligjshme. Pra, ato vendime konsiderohen juridikisht të pavlefshme (nule),” theksoi ai për FrontOnline.

Berisha nga AVONET ka shprehur shqetësim të thellë për siç e cilëson “papërgjegjësinë” e disa institucioneve që nuk po i përmbahen dispozitave të ligjit në fuqi.

“Ne jemi shumë të shqetësuar mbi papërgjegjësinë që po tregojnë disa institucione të cilat nuk po respektojnë këto norma juridike në fuqi, e që ne konsiderojmë se me këto veprime po cenohet rëndë siguria juridike dhe se vendimet e këtyre institucioneve po marrin natyrë arbitrare dhe jo natyrë ligjore.” përfundoi ai.