Vitija: Udhëheqja e QKUK-së me ushtrues detyre nuk duhet të lejohet
Njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija, për Front Online ka thënë se nuk do të duhej që QKUK të udhëhiqej me Ushtrues Detyre, duke thënë se kjo është përgjegjësi e Bordit të SHSKUK-së, që nuk e kanë formuar ende një komision për këtë çëdhtje. “Me sa e di unë, SHSKUK ka kërkuar sqarime nga


Njohësi i fushës së shëndetësisë, Bujar Vitija, për Front Online ka thënë se nuk do të duhej që QKUK të udhëhiqej me Ushtrues Detyre, duke thënë se kjo është përgjegjësi e Bordit të SHSKUK-së, që nuk e kanë formuar ende një komision për këtë çëdhtje.
“Me sa e di unë, SHSKUK ka kërkuar sqarime nga DMZP për vazhdimin e mandatit të ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së. Pas këtyre sqarimeve, është vazhduar mandati i tij,” tha Vitija.
Ai vuri në pah përgjegjësinë e Bordit Drejtues të SHSKUK-së për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore dhe procedural.
“Udhëheqja e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës me ushtrues detyre nuk duhet të lejohet. Kjo është përgjegjësi e Bordit Drejtues të SHSKUK-së, të cilët ende nuk e kanë formuar Komisionin pranues për konkursin i cili që gati 3 javë është mbyllur.” tha Vitija. Sipas tij, problemi nuk është i kufizuar vetëm në QKUK.
“Dhe kjo nuk është vetëm për QKUK-në, por edhe për dy spitale të përgjithshme në Mitrovicë dhe Ferizaj të cilët po ashtu udhëhiqen nga ushtrues detyre.” shtoi ai.
Vitija theksoi veçanërisht rastin e spitalit të Ferizajt, duke e cilësuar si ekstrem.
“Madje spitali në Ferizaj është me U.D që disa vite.” përfundoi gazetari Vitija.