Çitaku akuza VV-së për kapjen e KPM-së, thotë se tash mund të priten vetëm sul*me politike mbi mediat e pavarura

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar. Ajo ka shkruar se është shqetësuese që ky institucion është kapur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shton se është e frikshme të paramendohet

Jan 17, 2025 - 19:00
 0  4
Çitaku akuza VV-së për kapjen e KPM-së, thotë se tash mund të priten vetëm sul*me politike mbi mediat e pavarura
citaku-akuza-vv-se-per-kapjen-e-kpm-se,-thote-se-tash-mund-te-priten-vetem-sul*me-politike-mbi-mediat-e-pavarura

citaku-akuza-vv-se-per-kapjen-e-kpm-se,-thote-se-tash-mund-te-priten-vetem-sul*me-politike-mbi-mediat-e-pavarura

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.

Ajo ka shkruar se është shqetësuese që ky institucion është kapur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe shton se është e frikshme të paramendohet humnera në të cilën VV-ja e ka katandisur shoqërinë.

Reagimi i plotë:

Janë shqetësues raportimet nga mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media dhe konstatimet e vëzhguesve të pavarur që edhe ky institucion i pavarur është kapur nga Qeveria e LVV-së.

Është e frikshme vetëm të paramendohet humnera në të cilën ky pushtet është duke e katandisur shoqërinë.

Nga kapja politike e KPM-së mund të pritet vetëm sulme politike mbi mediat e pavarura dhe cenim i mëtutjeshëm i lirisë së të shprehurit për të gjithë.

Nëse procesi është bërë duke shkelur ligjet e rregulloret, atëherë duhet të reagojë menjëherë edhe gjyqësori.

Shkatërrimi i shtetit dhe shoqërisë që e kemi ndërtuar me gjak e sakrifica nuk mund të kalojë.