Mustafa: Nëse Kurti ka frikë, Abdixhiku i shkon edhe në zyrat e VV-së për debat e përballje
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një intervistë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në panik, meqë e di që LDK po rritet dhe se partia e tij është në rënie të lirë. Mustafa ka thënë se Abdixhiku është i gatshëm për përballje me Kurtin dhe ka thënë se nëse Kurti ka frikë


Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, në një intervistë ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në panik, meqë e di që LDK po rritet dhe se partia e tij është në rënie të lirë.
Mustafa ka thënë se Abdixhiku është i gatshëm për përballje me Kurtin dhe ka thënë se nëse Kurti ka frikë, kreu i LDK-së mund t’i shkojë edhe në zyrat e VV-së për përballje.
“Z. Kurti duke e parë rritjen masive të LDK-së dhe rënien e lirë të VV-së, nga paniku po ofendon në vend të ballafaqimit”.
“Abdixhiku i ka bërë ftesë që të paraqitet në cilëndo studio, cilindo moderator, cilëndo ditë, z. Abdixhiku është i gatshëm të përballet me Kurtin në zyrat e VV-së, nëse frikësohet Kurti”, ka thënë Mustafa./T7/