“Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?”- Muharremi i ashpër me Kurtin

Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje ende elektorale – ku më së fundi u mor sërish me zgjedhjet lokale që kanë kohë të vinë në tetor. Kërkoi “falje” që tha se Vetëvendosja ishte e para në 21 në komuna

Mars 31, 2025 - 12:00
 0  5
“Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur kokën e fut nën dhe për hallet që kemi?”- Muharremi i ashpër me Kurtin
“cka-ka-lidhje-sa-komuna-i-fiton-kur-koken-e-fut-nen-dhe-per-hallet-qe-kemi?”-muharremi-i-ashper-me-kurtin

“cka-ka-lidhje-sa-komuna-i-fiton-kur-koken-e-fut-nen-dhe-per-hallet-qe-kemi?”-muharremi-i-ashper-me-kurtin

Opinionisti Shenoll Muharremi i ka reaguar Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili tash e sa ditë po devijon temat në çështje ende elektorale – ku më së fundi u mor sërish me zgjedhjet lokale që kanë kohë të vinë në tetor.

Kërkoi “falje” që tha se Vetëvendosja ishte e para në 21 në komuna, ndërsa tha se me Klinën janë gjtihsejt 22 komuna.

Muharremi e ktheu te problemet e përditshme: shtrenjtimi i tretë me radhë i energjisë elektrike, transmeton Periskopi

“Harrojeni për një moment votën për vete dhe interesin personal. Fokusohuni tek problemet e publikut dhe qytetarit, bizneseve dhe ekonomisë. Çka ka lidhje sa komuna i fiton kur e fut kokën nën dhe e nuk e flet një fjalë për telashet dhe hallet e popullit. Koncentrohuni me e zgjidh krizën e faturave dhe çmimin e rrymës. Qajo është detyra juaj”, shkroi Muharremi.