Çmime të reja të derivateve në RMV, do të hyjnë në fuqi në mesnatë
Çmimet me pakicë të benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe Eurodizel (D-E V) rriten me 2.00 den/litër, çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me 1.50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.375 den/kg, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës, transmeton Portalb.mk. Nga mesnata: […]


Çmimet me pakicë të benzinave Eurosuper BS-95 dhe Eurosuper BS-98, si dhe Eurodizel (D-E V) rriten me 2.00 den/litër, çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet me 1.50 den/litër, ndërsa çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS rritet me 0.375 den/kg, njoftoi Komisioni Rregullator i Energjetikës, transmeton Portalb.mk.
Nga mesnata:
- Eurosuper BS-95 do të shitet për 73.50 denarë për litër
- Eurosuper BS-98 për 75.50 denarë për litër
- Eurodizel BS (D-E V) për 66.00 denarë për litër
- Vaji për ngrohje ekstra i lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 65.50 denarë për litër
- Çmimi i mazutit M-1 NS do të jetë 37.155 den/kg.