Çmimet e naftës dhe benzinës nuk ndryshojnë
Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 22.7.2024. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,101 den/kg dhe tani do të […]
Komisioni Rregullator i Energjetikës i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,48 % në raport me vendimin e datës 22.7.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,101 den/kg dhe tani do të jetë 44,656 den/kg. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, të EURODIZELIT (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri ( EL-1) nuk ndryshojnë.
Nga data 27.7.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shiten për 81,50 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shiten për 83,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) do të shiten për 74,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shiten për 72,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shiten për 44,656 (denarë/kilogram).