Çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar është regjistruar rritje të çmimeve për produktet vendor, krahasuar me vitin dhe muajin paraprak, transmeton Portalb.mk. “Në muajin janar të vitit 2025, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.0 % dhe për 6.1 % në […]

shkurt 28, 2025 - 21:00
 0  3
Çmimet e prodhimeve industriale në Maqedoninë e Veriut shënuan rritje
Fabrikë në Maqedoninë e Veriut. Foto nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit janar është regjistruar rritje të çmimeve për produktet vendor, krahasuar me vitin dhe muajin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Në muajin janar të vitit 2025, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale në tregun vendor në nivel mujor janë më të larta për 1.0 % dhe për 6.1 % në nivel vjetor”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me janarin e vitit të kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te energjia (15.9 %), produktet jo të qëndrueshme (6.4 %) dhe produktet indermediare (1.7 %).

Në krahasim me dhjetorin, te energjia ka rritje më të madhe për 5.4 përqind.