Daka thumbon Qeverinë: Mburrja për një pikë banke të hapur në Veri, s’të bën siguri
Sulmi që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë për këtë akt terrorist. Mirëpo presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mohoi se Serbia ka shtet në shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit në Zveçan. Poranri i portalit Infokus, Shkelzen Daka, në emisionin ‘Adresa’ me
![Daka thumbon Qeverinë: Mburrja për një pikë banke të hapur në Veri, s’të bën siguri](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/12/698116-daka-thumbon-qeverine-mburrja-per-nje-pike-banke-te-hapur-ne-veri-ste-ben-siguri.jpg)
![daka-thumbon-qeverine:-mburrja-per-nje-pike-banke-te-hapur-ne-veri,-s’te-ben-siguri](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2024/12/698116-daka-thumbon-qeverine-mburrja-per-nje-pike-banke-te-hapur-ne-veri-ste-ben-siguri-1024x549.jpg)
Sulmi që ndodhi në kanalin e ujit në Ibër-Lepenc shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë për këtë akt terrorist.
Mirëpo presidenti serb, Aleksandar Vuçiq mohoi se Serbia ka shtet në shpërthimin e kanalit të Ibër Lepencit në Zveçan.
Poranri i portalit Infokus, Shkelzen Daka, në emisionin ‘Adresa’ me Arben Ahmetin në Radio10 thënë se ky sulm terrorist demanton pretendimet e Qeverisë së Kosovës se veriu është në kontrollë të plotë.
“Është një këndellje për Qeverinë se nuk është aq e lehtë shtrirja e plotë e kontrollit në veri ashtu siç e kanë proklamuar ata”, ka thënë Daka.
Sipas tij, mburrja për një pikë banke të hapur në Veri, apo një restauranti nuk nënkupton kontrollë të plotë të kësaj pjese. /GAZETA10/