Dalja në katër komuna arrin 25,55% deri në orën 17:00
Në katër komunat ku po zhvillohet rivotimi – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë – deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 32.747 qytetarë, ose 25,55% e trupit elektoral prej The post Dalja në katër komuna arrin 25,55% deri në orën 17:00 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Në katër komunat ku po zhvillohet rivotimi – Gostivar, Vrapçisht, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë – deri në orën 17:00 kanë votuar gjithsej 32.747 qytetarë, ose 25,55% e trupit elektoral prej 128.286 votuesve, transmeton Gazeta Flaka, duke u thirrur në të dhënat e KSHZ-së.
Autoritetet zgjedhore njoftojnë se deri tani procesi po zhvillohet pa probleme serioze, dhe presin që pjesëmarrja të rritet deri në mbylljen e vendvotimeve.
Kandidatët në garë theksuan se vendimi final i takon qytetarëve dhe se zgjedhjet duhet të nxjerrin fituesin që ofron më të mirën për komunat në katër vitet e ardhshme. Gazeta Flaka
The post Dalja në katër komuna arrin 25,55% deri në orën 17:00 appeared first on Flaka, në çdo lajm... .