Danillovski: Ndërtimi i qendrës Klinike nuk është prioritet

QENDRA KLINIKE NË SHKUP Për ish ministrin e Shëndetësisë, Dragan Danillovski ndërtimi i qendrës Klinike në Shkup nuk është prioritet pasi shëndetësia përballet me probleme më të hidhura. Profesori dhe ish ministri i Shëndetësisë, Dragan Danillovski vlerëson se ndërtimi i Qendrës Klinike nuk është prioritet, pasi shëndetësia përballet me probleme më të hidhura. Ai në […]

qershor 16, 2024 - 18:00
 0  11
Danillovski: Ndërtimi i qendrës Klinike nuk është prioritet

QENDRA KLINIKE NË SHKUP

Për ish ministrin e Shëndetësisë, Dragan Danillovski ndërtimi i qendrës Klinike në Shkup nuk është prioritet pasi shëndetësia përballet me probleme më të hidhura.

Profesori dhe ish ministri i Shëndetësisë, Dragan Danillovski vlerëson se ndërtimi i Qendrës Klinike nuk është prioritet, pasi shëndetësia përballet me probleme më të hidhura. Ai në intërvistë për Radion Evropa e Lirë, duhet të bashkohen klinikat në një subjekt me menaxherë profesional dhe jo partiak. Shpëtimi sipas tij, është në investimin në qendrat rajonale.

“Kur të bëhet e qartë se, sa është numri i pacientëve të udhëzuar pa nevojë në nivel terciar, kur ato do të mbesin që të zgjidhen në nivel lokal, në spitalet rajonale atëherë do të bëhet e qartë saktë se, sa do të mbesin raste më të vështira për në nivelin tercial. Atëherë do të mund të dimenzionojmë Qendrën Klinike”, tha Danillovski.

Duke folur për spitalet private, Danillovski tha se, kujdesi shëndetësor, nëse është një veprimtari publike, duhet të jetë e disponueshmm në mënyrë të barabartë për të gjithë, pavarësisht se kush i ofron ato.

“Le të jetë një biznes, por disa shërbime që fondi do t’i blejë të siguruarve të tij prej tyre dhe do të zgjedhë nga cili spital privat apo publik në varësi të çmimeve, pastaj në një situatë ku të gjithë do të vendosen nën të njëjtin emërues, të matur me të njëjtin matës dhe të njëjtin trajtim nëse do të kishim nga ana e fondit, edhe më mirë fondet të sigurimeve shëndetësore që të mos ketë monopol, atëherë mund të shpresojmë që të përmbushen parimet e barazisë dhe drejtësisë”, tha Danillovski.

I pyetur se si të zgjidhen situatat kur pacientët, edhe pse paguajnë tërë jetën sigurim shëndetësur, në fund paguajnë operacione në spitalet private, ai tha se kjo mund të zhgjihet nëse eliminohet monopoli i Fondit për Siguri Shëndetësor./tvklan.mk/