Data 11, Osmani: Edhe për Gjykatën Kushtetuese duhet të zbatohet parimi i badinterit
Kadri Osmani, anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, në një prononcim për Top Channel, tha se ka një defet në Kushtetutë për ligjet që dërgon Parlamenti. ‘Po zhvillohet The post Data 11, Osmani: Edhe për Gjykatën Kushtetuese duhet të zbatohet parimi i badinterit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kadri Osmani, anëtar i Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, në një prononcim për Top Channel, tha se ka një defet në Kushtetutë për ligjet që dërgon Parlamenti.
‘Po zhvillohet një procedurë e ngarkuar dhe e dendur rreth debatit dhe çështjes së gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Konform amendamentit në Kushtetutën aktuale pranohet si një vlerë mjaft e rëndësishme çështja e gjuhës shqipe, që të sanksionohet dhe rregullohet me Kushtetutë, si gjuhë zyrtare në nivel të shtetit”, tha Osmani.
Sipas tij, pas miratimit të ligjit i cili u soll në 2019 filluan iniciativa se ligji nuk ka baza kushtetuese. Kontestohet gjuha shqipe si gjuhë zyrtare.
“Në seancën e 11 dhjetorit e bojkotojmë seancën e gjyqësorit dhe nuk do të marrim pjesë. Është defekt i Kushtetutës se për ligje që Parlamenti i sjell me shumicë të dyfishtë duhet vetëm një dispozitë në Kushtetutë se për ato ligje edhe për Gjykatën Kushtetuese duhet të zbatohet parimi i badinterit”, përfundon Kadri Osmani, anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
The post Data 11, Osmani: Edhe për Gjykatën Kushtetuese duhet të zbatohet parimi i badinterit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .