Data 11, VMRO-DPMNE: Protesta e BDI-së para Kushtetueses, cirk politik
VMRO-DPMNE siguron se nuk do të ndodh asgjë të mërkurën, duke theksuar se këtë e di edhe BDI-ja, por sipas kësaj partie, partia e Ahmetit vetëm po bënë cirk politik The post Data 11, VMRO-DPMNE: Protesta e BDI-së para Kushtetueses, cirk politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
VMRO-DPMNE siguron se nuk do të ndodh asgjë të mërkurën, duke theksuar se këtë e di edhe BDI-ja, por sipas kësaj partie, partia e Ahmetit vetëm po bënë cirk politik me protestën para kushtetueses. VMRO-DPMNE si parti në pushtet, thotë se qeveria nuk do të lejojë asnjë rrezikim të paqes dhe se institucionet janë në krye të detyrës. Brane Petrushevski tha se bashkë me partnerët ndërkombëtarë shkëmbejnë informacione, ndjekin gjendjen dhe do të veprohet sipas nevojës.
“BDI 20 vite zgjedh gjykatës, i dinë saktë procedurat ligjore dhe si vendos Gjykata Kushtetuese, por edhe përskaj kësaj zgjodhën të bëjnë cirk politik që ta tërheqin vëmendjen e opinionit prej asaj që 20 vite kanë vjedhur shtetin. BDI 20 vite i vjedh shqiptarët dhe maqedonasit, ndërsa gjithmonë thirret te shqiptarët kur duhet të vjedhin ose kur pengohen, njësoj si tani”, tha Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
Petrushevski thotë se BDI ka frikë nga përgjegjësia e zyrtarëve të saj dhe i fton ata që në vend që të rrinë në të ftohtë, të reformohen si parti, pasi siç thekson, zgjedhjet lokale janë afër.
“BDI është demaskuar, të gjithë e shohin se veprimet e tyre politike në disa muajt e fundit janë vetëm në drejtim të mbrojtjes së politikanëve kriminelë që e kanë grabitur shtetin. Në vend që të rrinë në të ftohtë, më mirë do të ishte sikur të reformoheshin sikur parti, sepse shpejt, vijnë zgjedhjet lokale, të mos u ndodh ndonjë befasi Akoma më e madhe”, shtoi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE gjatë ditës akuzoi se drama e BDI-së drejtohet bashkë me LSDM-në dhe organizohet nga politikanë të përfshirë në veprime kriminale. Nga LSDM nuk kanë asnjë reagim. Ata për Alsat, thanë shkurt se për këto çështje organet qendrore të partisë, do të dalin me një qëndrim gjatë ditës së nesërme.
The post Data 11, VMRO-DPMNE: Protesta e BDI-së para Kushtetueses, cirk politik appeared first on Flaka, në çdo lajm... .