Në Maqedoninë e Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës
Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut, transmeton Portalb.mk. Në fillim të mbledhjes, sipas MIA-s, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës. Kjo kërkesë ishte parashtruar nga E Majta, […]


Në Komisionin për politikë të jashtme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës nga Maqedonisë e Veriut, transmeton Portalb.mk.
Në fillim të mbledhjes, sipas MIA-s, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan kërkesën Propozim deklaratën për njohje të shtetit të Palestinës.
Kjo kërkesë ishte parashtruar nga E Majta, duke kërkuar që të vihet si pikë në rendin e ditës. Pasi u refuzua kjo kërkesë, deputeti nga E Majta e braktisi mbledhjen.
Ndryshe, shteti i Palestinës vitin e kaluar u njoh nga Spanja, Irlanda e Norvegjia.