Begaj uron Trump: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Teksa e përgëzon për postin e rëndësishëm që mori sot zyrtarisht, Begaj thekson se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet […]

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar përmes një postimi në rrjetin e tij social “X”, presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Teksa e përgëzon për postin e rëndësishëm që mori sot zyrtarisht, Begaj thekson se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve.
Postimi i Begajt:
Urimet më të përzemërta në ditën tuaj të inagurimit si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
@realDonaldTrump
SHBA mbetet dëshmi e patjetërsueshme e vlerave të demokracisë dhe burim paqeje dhe sigurie.
Shqipëria është krenare për aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë.