Daut Haradinaj nderon Ibrahim Rugovën në 19 vjetorin e vde*kjes së tij
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka nderuar Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së tij. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se nderimi i figurave që kanë lënë gjurmë në histori është një akt që nderon


Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka nderuar Presidentin e parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, me rastin e 19 vjetorit të vdekjes së tij. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Haradinaj ka theksuar se nderimi i figurave që kanë lënë gjurmë në histori është një akt që nderon gjithashtu edhe vetë njeriun.
“Kur nderon njerëzit që kanë lënë gjurmë në histori, nderon edhe veten. I përjetshëm kujtimi për ty, President Dr. Ibrahim Rugova!” shkroi Haradinaj.