Debati për destabalitet në VLEN. Flet Zeiqrja Ibrahimi dhe Fatmir Limani
Pas debateve të fundit se Arben Tarvari ka kërkuar 40% të kulaçit në zgjedhjet lokale, ka reaguar Zeiqrja Ibrahimi nga Alternativa duke iu përgjigjur kreut të ASh-së Arben Taravarit. Sipas The post Debati për destabalitet në VLEN. Flet Zeiqrja Ibrahimi dhe Fatmir Limani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Pas debateve të fundit se Arben Tarvari ka kërkuar 40% të kulaçit në zgjedhjet lokale, ka reaguar Zeiqrja Ibrahimi nga Alternativa duke iu përgjigjur kreut të ASh-së Arben Taravarit. Sipas Ibrahimit numrat dhe përqindjet nuk duhet të jenë temë në VLEN.
Postimi i plotë
“Ideja e ngritjes së VLEN-it ka qenë dhe mbetet rrënimi i një sistemi të kalbur dhe zëvendësimi me një sistem të ri, pa korrupsion, si dhe me një vizion të ri të përfaqësimit.
Nga një lëvizje opozitare, në të kaluarën, në një koalicion qeverisës sot – VLEN-i nuk është dhe nuk duhet të jetë një kalkulator që e llogarit mënyrën e përfitimit të pushtet. VLEN-i është përtej kësaj – ky koalicion është përmbysje e një regjimi që për 22 vjet ishte përfaqësimi më i dobët për shqiptarët, që në fund u metaforizua me qendra tregtare si Soravia dhe me listën e zezë amerikane të personave non-grata.
Prandaj, në VLEN debatet për numra, për përqindje dhe për “kulaç” kanë qenë dhe mbeten çështje periferike.
Pyetja e vetme që ka rëndësi – atëherë dhe sot – është: a jemi ne ata që do ta rrënojmë regjimin dhe do të bëjmë ndryshimin?
Në zgjedhjet e kaluara qytetarët shqiptarë na besuan për këtë dhe na mandatuan. Edhe zgjedhjet e ardhshme e kërkojnë përgjigjen e njëjtë. VLEN është ideja që VLEN.
Ndërkohë, eksponenti qeveritar dhe i Lëvizjes Besa Fatmir Limani, është shprehur i bindur se Arben Taravari nuk do ta braktisë koalicionin VLEN në prag të zgjedhjeve lokale.
“Mbrëmë deri në ora 2 pas mesnate kemi qenë në mbledhje. Unë jam pjesë përbërëse e atij ekipit të liderëve. Në mbledhje ishim dhe me Taravarin. Nuk e di pse i besoj shumë Arbenit dhe jam bindur që këtë veprim nuk e bën. As që diskutoj që mund të bëjë ndonjë veprim të tillë”, tha Limani në emisionin “Dialog te Lajmi”.
I pyetur nëse ka kërkuar 40 për qind të kandidatëve në zgjedhjet lokale gjatë mbledhjes me liderët e koalicionit VLEN, Arben Taravari tha se për momentin është i koncentruar në temat shëndetësore.
Taravari nuk u përgjigj nëse do ta braktisë koalicionin VLEN, deri sa shtoi se gjendja në këtë koalicion është “relativisht stabile, sikurse në koalicionin qeverisës.
“Kjo është irelevante për temën që po diskutojmë sot, bisedimet ndërkoalicionuese, këto janë tashmë tema politike. Mendoj se sot jam më shumë i fokusuar në tema të shëndetësisë. Në koalicionin VLEN situata është relativisht stabile dhe në koalicionin qeveritar gjithçka është në rregull”, ka thënë Taravari në konferencën për media në Ministrinë e Shëndetësisë.
Taravari këtë e bëri të ditur duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për të komentuar informacionet e djeshme në disa media në gjuhën shqipe se mund të largohet nga koalicioni VLEN dhe se koalicioni kërkon të paktën 40 për qind të kandidatëve për kryetar komune për zgjedhjet e ardhshme lokale që duhet të mbahen në tetor. Flaka Media
The post Debati për destabalitet në VLEN. Flet Zeiqrja Ibrahimi dhe Fatmir Limani appeared first on Flaka, në çdo lajm... .