Deputetët e Frontit Europian: Qeveria e re mban peng të ardhmen e qytetarëve
Deputetët e Frontit Europian sot në konferencë për shtyp nga Kuvendi i RMV-së kanë folur për vitin 2024 dhe ngjarjet politike që ndodhën. Ziadin Sela tha se vitin që e The post Deputetët e Frontit Europian: Qeveria e re mban peng të ardhmen e qytetarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Deputetët e Frontit Europian sot në konferencë për shtyp nga Kuvendi i RMV-së kanë folur për vitin 2024 dhe ngjarjet politike që ndodhën. Ziadin Sela tha se vitin që e lëmë pas ndodhën gjëra jo të këndshme. Ai përmendi mos-zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, heqjen e “balancuesit”, si dhe foli edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.
Sela gjithashtu tha se Qeveria e re e mban peng ardhmërinë e qytetarëve, duke bllokuar procesin euro-integrues të vendit.
“Viti që e lëmë pas u karakterizua me gjëra jo të këndshme. Duhet ta theksojmë bllokimin e procesit eurointegrues. Qeveria mban peng ardhmërinë e qytetarëve të RMV-së, si dhe perspektivën e gjithë rajonit sa i përket eurointegrimeve. Qeveria vazhdon vetëm me gënjeshtra në lidhje me ndryshimet kushtetuese. Interesi i tyre është vetëm personal, e aspak i qytetarëve. Atë që e dëgjoni për luftë kundër korrupsionit dhe për drejtësi, këto do të vijnë vetëm nëse jemi afër BE-së. Shpresojmë që viti 2025 të na gjejë me ndryshimet kushtetuese dhe sa më afër BE-së.
Ai gjithashtu tha se programi i VLEN-it nuk është futur në atë të Qeverisë dhe se ata janë shndërruar në vazal të Hristijan Mickoskit.
“Këto persona nuk kanë përgjegjësi për të ardhmen tonë. Nuk do të kalojë as edhe një vit dhe këto do të përballen me turpin e tyre dhe përgjigjen do ta marrin kur do të përballen me shqiptarët në zgjedhjet e radhës, aty do ta shohin se kanë gabuar”, tha Sela.
The post Deputetët e Frontit Europian: Qeveria e re mban peng të ardhmen e qytetarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .